Forumi Horizont | Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 501 502 503 504 505 506 507 508 509 [510] 511 512 513 514 515 516 517 518 519 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Para pak ditesh me rastisi te gjeja ne librari "A voce Alta",liber i Bernard Schlink,as 200 faqe.E per kete me vjen keq,nje histori me e detajuar do ta kisha shijuar me teper(natyrisht jo detajet per te rritur! ) a nuk e di,kisha pershtypjen se ishte shume i shkurter si liber!
Pasi e mbarova pata idene gjeniale te shikoj filmin! :S
Ne pak fjale eshte historia e dashurise mes nje 35 vjecareje me nje te kaluar te fshehur dhe nje 15 vjecari,ne Gjermanine e pas luftes se dyte boterore.
Kot ta them qe s'me pelqeu si libri,edhe pse shume mund te cilesojne librin si te merzitshem,m'u duk e kunderta.
Skenarizimi dhe historia ne pergjithesi ishte realizuar deri diku besnik ndaj librit,por mungesa e nje zeri tregues e ben ate te pa kriposur.Te pakten do te kishte kompensuar dialogjet e dobeta.
Nje note pozitive ja jap zgjedhjes se aktoreve kryesore:Kate Winslet per rolin e Hannah,David Kross e Ralph Fiennes(Aktor i perkryer por mos i jepni role ku duhet te qaje) ne rolin e Michael,adoleshent dhe te rritur.
Nese nga libri pasqyrohet pakez me teper "akuza"(e dobet,por gjithnje e tille,si te ishte thjesht nje sfond i ngjarjeve) ndaj fajtoreve te Olokaustit,gjithe ajo gjenerate prinderisht,mesuesish e punetoresh qe dinin apo pane apo heshten dhe liria per tu distancuar nga ata nga gjenerata pasardhese,ne film bie ne sy me teper aspekti romantik i ngjarjes.
http://www.youtube.com/watch?v=sFd488Dg0KU
Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 501 502 503 504 505 506 507 508 509 [510] 511 512 513 514 515 516 517 518 519 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.