Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 507 508 509 510 511 512 513 514 515 [516] 517 518 519 520 521 522 523 524 525 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datë 20 Korrik 2007 - 02:13:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
katua - magazine


Brisi dikur para viteve '60 fshataret i strehonin kryesisht gjedhet,dhe kuajt ne katin perdhes te shtepive prej guri.Ne fakt atje ''magazinoheshin''plehrat e ketyre kafsheve ku pleshti kercente gjer ne 2 m lartesi duke u ngjitur edhe atje ku flinin njerzit duke i lene ter naten pa gjume.Ketu flas per zonen e jugut se ka akoma edhe ne ditet tone qe flejne edhe me derrin bashke.katua ose haur i gjese se gjalle.

ari77labi......

karapit nuk ka plotesisht kuptimin e barbon.Karapit eshte quajtur ai djale ose burre qe nuk donte t'ja dinte per asgje,nje koqe dembel stambolli.Ky person rronte mbi krahet e te tjereve,vishej e ngjishej mire ose me sakt gruaja punonte,rriste edhe femijet dhe ai lozte letra gjithe diten hijeve te pemeve.Ne jo rralle here ju thoshim edhe kapsomut ketij lloj robi.

zgallo-quanin nje djale te gjate e te trash si trup e kokemadh  e hund derr me nr kembe mbi 46, looks like edvin rama.

palldem-quhet rripi qe mbajne kafshet e ngarkeses nen bisht.Palldem tani kane filluar e mbajne edhe disa cupka me pantallona me shtrat te shkurter,qe kur u ulen pak ju.....

I thuhet ndonjerit qe e ka mendjen mbas koke:C'te duhet ara me tre qe?

Dhente e dhit e Zeres nami i Hasan Qeres.

I zoti do e gomari s'do.

U be bishti me i madh se sqepari.

Punen e bene gomari e tagjine e ha kali.Po jua konkretizoj kete thenie me nje ndodhi reale.Para nja 10 vitesh kisha biseduar me dr e syve prof Sul Xhunglini per te bere operacion mga syte burrin e halles time.Nje plak zevzek e nopran (njeri i sert e ters) qe dasmen ta bente kuje.Shkuan terk spitali Nr1 dhe u takuam me Sulen.Mbasi e qerasem me nje zarf ai na tha se do ta bente operacion qe ate dite.E futi ne sallen e operacionit,por nuk e beri vete por nje doktoreshe tjeter e cila ishte nje kirurge shume e mire.Kur po e operonin xhaxhai nuk pa Sulen por nje grua.Sula ishte aty afer po plaku nuk e shihte.Kur mbaroi operacioni i cili doli me sukses xha Gjoleka sepse keshtu quhej plaku mbasi e falenderoi doktoreshen i tha:''Punen e beri gomari dhe tagjine e hengri kali''.Nuk te kuptoj i tha doktorosha.Ohu kur ta kuptosh ti do jete vone i tha asaj.Sula mbasi e degjoi plakun doli menjehere nga salla dhe me tha qe plaku qe ishte me ty tha doktoreshes shprehjen dmth.Mos u merzit doktor i thashe se plaku eshtetersus i madh.Ai priste qe ta operoje ti dr Sula i thashe.

Ske cfare t'i besh gomarit dhe i bie samarit.

E bere si lopa ,qe e mbushi koven p[lot me qumesht dhe pastaj i futi nje shkelm dhe e derdhi.Kjo ka kuptimin qe dikush bene nje pune te mire,por me vone thote nje fjale qe thua lipsur qofsh me gjithe punen tende.

Peshku ne det ,tigani ne zjarr.

 


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 507 508 509 510 511 512 513 514 515 [516] 517 518 519 520 521 522 523 524 525 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.