| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Ne fund te shfaqjes
Kur te afermit duke qare
Do marrin trupin te ngrire
E do e nxjerrin jashte
Ti nuk do kesh levizur fare
Kur dritat fiken prape
E filmi fillon nga fundi
(kesaj rradhe mprapsht)
do vije portieri, do te ulet prane
do te jape parate, ti atij bileten
ai do ta ngjise, ti do dalesh
do shkurtohesh ngadale
do zgjohesh ne gjume e biesh ne zgjim
prinderit do cohen nga varret
cdo dite do harrosh nje fjale tjeter
dielli do perendoje ne lindje
shirat do ngjiten ne qiell
lumenjte do rrjedhin ne burim
ndeshjet do mbarojne zero zero
nuk do shkruash, vetem do fshish
do nxjerresh buke nga goja, uje
nuk do ecesh dot me, do qash
derisa ti afrohesh shaleve te nenes
do ju lidhin prape, do futesh brenda
do mbyllesh kanatat, do levizesh pak
do ndahesh ne dy pjese,dere dhe celes
do trokase duke dale e ardhmja
e do ndeze dritat prape
ndersa ti lexon me sy te rrudhur titrat
e spektatoret hyjne ne salle...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.