| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Ngadale zeri ne anen tjeter te perdes se mistershme te fatit, fillon e meket. Tani vetem ekoja e tij dritheron mendimet e mija. Historia perseritet. Fjale gati te pakuptimta u shkrehen ne trurin tim te lodhur dhe une i pafuqishem per te lexuar harten mbas se ciles fshihet e nersermja ime.
Ai ze aq familjar dhe i njohur, po dhe aq i mistershem i cili me flet cdo nate per te me treguar udhen qe duhet te ndjek. I mbushur plot me indikacione apo sinjale qe ndezin te gjitha dretat e alarmit te "intelektit tim", ne te njejten kohe aq bosh sa me duket sikur i ftohti i akullt qe perhapet nga tingujt e tij, paralizojne cdo qelize te trupit te lodhur.
I vetem?!
Erresire rreth e rrotull meje dhe dashur pa dashur zeri i shpreses fillon dhe shuhet. Por une nuk dekurajohem nga kjo gje. Bile as nqs do me duhet te pres perjetesisht dhe te mendohem perjetesisht per te gjetur nje pergjigje. Ajo qe me ben te dritherohem ne kete nate si gjithe te tjerat eshte drita. Nje drite e papritur, aq e fuqishme sa me verbon. Me verbon dhe me ben te eci ne drejtim te gabuar. Kurre mos ndalo. Kjo eshte pergjigjia???
Lekura qe digjet nga dielli i ri qe pushton qiellin tim, fyti qe thahet nga mungesa e lengut te besimit, por perseri qenia ime duhet te eci perpara. Dmth duhet te vazhdosh te ecesh, pa pritur te shohesh shkoqur ne nje bote drite verbuse apo erresire harrese.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.