Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Turqia :Rishikoni Rolin e SKENDERBEUT.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7531)
Postuar nga Balerina datë 06 Tetor 2006 - 23:56:
Re: mendimi im
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
pastaj per vendet e evropes e pame mire se cna bene ne 1913...a se desh harrova: ai ismali qemali a nuk ka qene deputet ne turqi?sipas jush po te donte turku nuk ishte ne gjendje ta ndalonte qe te ngrinte flamurin ne vlore?
Me bene pershtypje vetem keto rreshta, se per Krujen te them une qe gjylet
1. nuk kane rene tamam tamam ne Kruje, por kur flitet Kruje flitet per rrethin e Krujes, jo vetem per qytetin.
2. Nqs ke qene ne Kruje do e kesh pare (ose jo se turistet kur vijne nuk i shohin zakonisht ato rruga)...por nqs shkon ne kala me nje rruge tjeter pervec asaj kryesores, do te vesh re sa e sa shkembinj neper fusha.
3. Kruja eshte nje qytet mbi gjeshteqind metra mbi nivelin e detit. Gjylet meqe ishin aq te renda, nuk mund te arrinin aq lart(graviteti) edhe topat nuk ishin aq te sofistikuar 500 vite me pare qe te arrinin aq lart. (kjo e ben Krujen nje nga qytetet me te vecante te Shqiperise).
4. Skenderbeu ma do mendja, meqe ishte rritur ne Turqi dhe mesimet ushtarake atje i kishte marre, e njihte mire armikun dhe kjo ishte nje plus shume i madh per ne shqiptaret. Perdorte disa strategji shume te zgjuara, si psh: Kalaja me malin e Krujes dikur kane qene lidhur nga nje rruge e gjere (u shkaterrua si pasoje e nje termeti qe ndodhi me vone) dhe Skenderbeu naten per te trembur turqit dergonte dele nga mali poshte me pishtare te lidhur qafes. Trqit kujtonin se ishin shqiptare.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Kurse per ate thenien qe citova, desha te thoja qe ngritja e flamurit ne Vlore nuk do te thonte shume, ngaqe pavaresia u shpall nga vete ne. Eshte si puna e Deklarates se Pavaresise te Amerikes te shkruajtur ne vitin 1776. A mund t'i ndalonin Anglezet Amerikanet nga shkrimi i deklarates?Edhe po, por nuk ishte pavaresi zyrtare. Ashtu edhe ne rastin e ngritjes se flamurit ne Vlore...turku mund ta ndalonte Ismail Qemalin, por pse?Perderisa nuk luante ndonje rol?
Edhe dicka e fundit. Gjergj Kastrioti eshte figure e shquar historike, dhe eshte cilesuar nje nga shtate gjeneralet me te fuqishem qe kane qene ndonjehere, se bashku me Mark Antonin, Genghis Khan, Aleksandrin e Madh, etj. Shpeshhere kur analizohet historia njerezit kane tendencen te jene skeptike dhe ta kthejne komplet kuptimin ngaqe perdoret hiperbola. Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte Heroi yne kombetar, qe edhe iluministi i shquar Voltaire ka shkruar per te...por vetem pse kur tregohen mite rreth figures se princit te Kastrioteve, princit te Krujes, perdoret hiperbola, mos e nenvleresoni figuren e tij...sepse mitet ngelen mite.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.