Forumi Horizont Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- NDAL!!....eshte roke!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1511)


Postuar nga ^AngeL^ datë 19 Gusht 2003 - 20:42:

Në një tren ishin ulur përballë njëri-tjetrit dy udhëtarë, njëri që kishte blerë peshk dhe po e hante e tjetri që po e shikonte. Kur i pari i hëngri peshkut pjesët që hahen i tha të dytit - Peshku të bën të zgjuar !
I dyti e mohoi. I pari këmbëngulte, dhe ia mbushi mendjen të dytit t´i blente pjesën e peshkut që i kishte tepruar.
Udhëtari i dytë nisi të hajë kokën e peshkut si pjesë të vetme që kishte tepruar dhe kur e pa se nuk e hante dot kuptoi hilenë që i kishin bërë dhe i tha të parit - Ah, më mashtrove.
- Jo - i tha, i pari - ti vetëm kokën e peshkut hëngre dhe u bëre i zgjuar, a nuk kisha të drejtë unë.
I biri me të atin e ve ishin ulur për të ngrënë supë për drekë. I biri e provon i pari supën por ajo ishte aq e nxehtë sa atij nisën ti rridhnin lotë nga sytë. I ati e pyet - Përse qan o bir ?
I biri i fsheh të vërtetën duke iu përgjigjur: - Mu kujtua nëna e vdekur!
Atëherë i ati hesht dhe fut edhe ai në gojë një lugë supë. Supa tepër e nxehtë e bën edhe atë t´i dalin lotë nga sytë.
- Pse po qan o babë ? - e pyet i biri tinzar.
- Mu kujtua jot ëmë se ç'farë kopili ka lënë ! - përgjigjet i ati.


  Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.