| Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)
E di nuk jam per te gjithe. Bile dhe shumica nuk me ka interesuar kurre. Pa u munduar kurre mundesha te beja shumicen per vete dhe pastaj humbja cdo lloj interesi. Ne shkolle gjithmone kam qene nxenes i dalluar me shume per te kenaqur prinderit. Jo se jam kundra diturise, por kur mungon interesi gjithcka behet e rendomte dhe mekanike. Ngadale kuptova qe te jesh dhe me i miri ne dicka terheq shume vemendjen e te tjereve. Dicka e tille nuk me pelqen mbasi te jesh njeshi kerkon serisht pune dhe mund per ta mbajtur ate pozicion. Ndaj gjithmone jam perpjekur te pozicionoj veten ne nje vendin me te rehatshem nga ku mund te veshtroj gjithcka pa u vene re. shkallezimet e krijuara dhe emblemat e shoqerise nuk me terheqin, por ja qe keshtu funksionon kjo bote dua apo nuk dua une, ndaj disa gjera duhen bere. Si psh njerzit nuk duhet te te urrejne, por dhe as mos te te duan shume. Me pelqen te jem dikush qe le nje shije te mire ne te tjeret kur me takojne per here te pare, por kur iki askush nuk me ndjen mungesen.
Keshtu mund te eci i qete ne rrugen time te mbushura me ore te tera duke pare qiellin, duke fjetur, duke pire, duke vezhguar sjelljen e njerzve dhe duke shkruar. Nqs gjithcka do te ishte kaq e thjeshte per mua nuk do te kishte me mire. Por ja qe per te marre maksimumin e kohes per te bere sic dua vete, duhet te bej gjera te tjera. Shpesh njerez te tjere qe nuk kane cfare te bejne me kohen e tyre mbasi nuk kane asgje per te cilen ndjejne dashuri te vertete perpiqen te me keshillojne, sugjerojne bile dhe te urdherojne menyren e tyre. Disa thjesht me vijne dhe me tregojne gjithe jeten e tyre, te tjere perpiqen te arsyetojne me mua, ka bile dhe nga ata qe me ironizojne. Por une thjesht qesh the mendoj qe neser qielli do te jete blu dhe une mund te qendroj ne krevatin tim me dritaren hapur per ore te tera. Ndonjehere mendoj qe ndoshta duhet te perpiqem t'ju tregoj qe ndoshta jane ata qe duhet te ndryshojne, por kur kujtoj diskutimet e gjata dhe pavlere qe keta njerez duket sikur jane te specializuar per te vazhduar deri ne pafundesi, me rrudhet fytyra dhe me fillon te me dhembe koka. Ndaj buzeqesh serisht dhe kthej kurrizin duke harruar gjithcka.
| Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.