Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2008 - 15:23:

Radiofreccia (1998)

Regjia: Luciano Ligabue
Skenari: Luciano Ligabue, Antonio Leotti
Aktore: Stefano Accorsi, Luciano Federico. Enrico Salimbeni, Francesco Guccini


Radiofreccia eshte emri i nje stacioni radiofonik qe ngrihet rastesisht nga 5 shoke. Ne fillim te viteve '70 rinia ka shume per ti thene botes, dhe te tille jane keta djem. Ata kalojne nga pafajesia e bareve tek gjithe nje histori jete qe i ben te kthejne koken prapa ne retrospektive. Kjo eshte teknika qe shfaq filmin, por cuditerisht, edhe pse rezultati dihet qe ne fillim, filmi eshte shume i bukur per tu pare. Shume djem do gjejne veten tek ky film, do gjejne shoqerine, kohet kur jetonin shkujdesshem. Te tjere do kuptojne forcen ndertuese dhe shkaterruese te dashurise. Shkaterruese me nje femer qe te keqtrajton dhe ndertuese me nje qe te nxjerr nga tuneli i droges. Te tjere do gjejne trashegimine e vitit '68. Filmi, pra, eshte nje vektor qe projektohet ne te sotmen qarte nepermjet shoqerise se dikurshme te 5 cunave.

Kantautori Luciano Ligabue habit te gjithe me aftesite e veta regjizoriale. Ne fakt filmi fiton 3 David Di Donatello: nje per regjizorin debutant, nje per regjistrimin akustik, dhe nje per aktorin protagonist Stefano Accorsi.

Kuriozitete:




Trailer:


Fragment nga hapja e filmit

(mesa duket e kane vene gjithe filmin, kliko videot ne vazhdim)


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.