Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
A ka alternativë panvarsie për shqiptarët e Maqedonisë, apo dhe më tej?
Besoj, tu bësh analizën e ADN-ës shqiptarve të Maqedonisë së Re dhe komuniteteve të tjera sllave aty, patjetër do të gjesh ngjashmëri midis tyre, çfarë d.t.th. që edhe me shqiptarët e trevave të Arbërisë lindore dhe jug-lindore do ketë ngjashmëri me dy grupet e mësipërme. Kjo vjen sepse shumë shqipfolës kanë marrë gjatë shekujve të kaluar fenë e Bizantit, kështu muarën me kalimin e kohës edhe gjuhën serbo-bullgare, pra atë variant që popullorçe quhet sllavishte maqedonase.
Në këtë kalim (kapërcim) nuk diskutohet që kanë ndikuar më tepër vetë shqipfolësit e tjerë, të cilët dallohen qysh në shek. e 14, (pas 1300-ës), si përfaqsues të fesë së re, asaj myslimane, duke gjetur kështu instrumentin e konflikteve të tyre të vazhdueshme, -çfarë edhe e ka dalluar paksa më shumë shqipfolsin nga komshinjtë e tjerë rreth tij, provë kjo e geneve mjaft të vjetër të tij, e geneve pak të përzier, si të tillë jo aq të zhvilluar, sa ta kuptonte se ngrënia e vetvetes me shekuj e mijra vjet do e smurte dhe do e dobsonte, aq sa sot e ka lënë si një çilimi pa mënd mes kombeve të tjerë të mëdhenj përreth.
E këta kombe përreth e dinë se janë ushqyer nga gjaku i tij, si të tillë janë rifreskuar e zmadhuar, janë fuqizuar dhe zgjuar-suar. Zili mos ti kemi!
Natyra e shqiptarve të Maqedonisë është më e qetë se ajo e kosovarve, -natyra e këtyre të fundit dallohet si më e rrëmbyer. Vitet e fundit në këta shqiptarë të Maqedonisë kanë bujtur shumë fetarë nga Lindja e Mesme, e po ashtu shumë prej tyre janë ftuar andej për studime. Kështu, me një punë mëse gjigande dhe të palodhur, këta fetarë të rinj që komunikojnë përditë me Allahun, kanë arritur të bëjnë për vete një pjesë paksa të vogël të kësaj popullsie, gjë që në propagandimet e tyre në Internet dhe në mediat e huaja të lënë përshtypjen se shumica e kësaj popullsie është bërë fetare e madhe, njëlloj si turmat e dikurshme të krishtera, që shihnin pas një reje në qiell vetë fytyrën e Jezuit.
Duhet thënë se kontradiktat me pjesën tjetër ortodokse maqedonase nuk kanë qenë asnjëherë të ndezura në këtë sektor; në këtë duket ka ndikuar edhe ajo ndjesi e brendshme e nënvetë-dijes ndër shumë prej antarëve të të dyja palve, se një herë e një kohë kanë qenë të një bashkësie kultorore-fetare, apo të paktën gjuhësore, -kjo e fundit vinte dikur në plan të dytë e të tretë. Mirpo vitet e fundit, segmente nacionaliste, më së shumti nga pala sllavo-folëse, nxisin një urrejtje me palën shqiptare, duke grisur flamurin shqiptar, duke kënduar këngë ofenduese për shqiptarët, etj. manifestime. Nga ana tjetër, jo aq shqiptarët e Maqedonisë, pak nga ‘ta, ca më tepër shqiptarë të Kosovës dhe ca nga Shqipëria përpiqen ti imitojnë këta nacionalistë kundërshtarë. Nëse këto zëra nacionaliste do shtohen, kuptohet se diçka mund të plasi, ku -siç e kemi thënë- shqiptarët kanë qimen e derrit në pjatë, pra do u ngeli dopio gjashta në dorë. Kjo d.t.th. të humbin në shumë drejtime, ashtu si Gjermania e fortë shekullin e kaluar, ku jo vetëm nga territori u hollua, por vazhdon edhe sot të paguajë haraçe lufte. Por siç kemi thënë, ne nuk bëjmë insinuata hipotetike mbi këto raste konfliktesh dhe lufte, pasi në ato lojra ka vetëm humbës.
Ne shikojmë a ka paqe në Ballkan, nëse shqiptarët përpiqen të shkëputen nga shtetet ku tashmë bëjnë pjesë!? Unë do të thoja se një konfederatë e shqiptarve të Kosovës me ata të Maqedonisë nuk do të prishte ekuilibrat në Ballkan, por me kushtin që shqiptarët kësaj radhe të falin vetë atë çka fqinjët mund t’ua marrin edhe në forma të tjera. (vazhdon A ka ...)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.