Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 28 Prill 2005 - 00:15:

Me mallengjyet vertete sidomos ne keto momente...

po i rikthehem edhe nje here kesaj:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI


Të dua nënë të dua shumë
1.
Shpirti im është përmalluar
Është tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.

2.
Syri im është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.

3.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji malli për ty o nënë.

4.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë
të dua nënë të dua shumë.

5.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.

6
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.

7.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.

8.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë.


Pershendes me kete te gjithe nenat .[/B]

flm te gjitheve.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.