Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)
Oh, rashë si dëng leshi në minder se s’po më mbanin këmbët. I lashë pultin e televizorit kushos, dhe u nisa drejt krevatit.
Të nesërmen, me tu kthyer fiks më dymbëdhjetë nga doktori, gjeta dy kushot në muhabet mbi minder. Sa po bëheshin gati për të dalë, gjoja njëri intelektual do e çonte intelektualin tjetër nëpër disa muze. Po pse, i lija unë!
-Doni të më lini mua si mut këtu!? -lëshova gjithë mërziti. I kapa dhe s’kishin nga ta lëviznin bishtin. Ajo gjë s’kishte as kuptim. Unë të shkoja e të mirrja raport mjeksor vetëm për kushon tim, e ai të më ikte si dhelpër, pa ma varur fare. Jo-jo, prisni pra, u thashë, tek e pashë që i preva si pula të ngordhura. Me tu ndrruar e çndrruar, dola me dy kushot.
-Jo-jo, -u fola tek pashë se po kërkonin të shkonin me veturën e kushos tjetër, -veturë kam dhe unë. Do t’ju çoj lali me veturën time, dhe do t’ju sjell prapë.
-Kam një ide, -u thashë pas pak, -unë do eci me Sefon me veturën time përpara, e ti Petrit do na ndjekësh! E kupton, që edhe t’mos vonohesh për punë më pas.
Pa diskutim u nisëm. Eca me rrangallën time, e biles kalova edhe nga Koloseu, por pa ndalur diku, sepse kisha jo vetëm hallin e parkimit të dy veturava, por… -Si të tha Drita!? Ka dhe ajo qejf me gjithë kalamajtë të vij e ta shohë! Ndaj mos u mërzit se pasdite e bëjmë një vizitë të mirë!
Dhe ndala në një vend të bukur periferik, me ca statuja antike, që të dy kushove u pëlqeu. Mirpo u harruan budallenjtë në sklupturat e deformuara, ndërkohë që unë hyra në lokalin e bukur pranë.
Jo e jo, ngulmonin të dy për t’mos u ulur në lokal. -Ore qypa! -ju drejtova, siç më drejtohej mua dikur ai presori i letërsisë, -një kafe të lehtë njëherë, e pastaj kultura!
Me derman e pa derman, i bëra të ngjitnin shkallët në verandën e bukur. -Po shikoni mor aman, ç’mrekulli! -hapa krahët i kënaqur, pasi kishim zënë vend. -Porosita për të tre nga një birrë dhe nga një meze si fillim, për t’na hapur oreksin. Pastaj nuk e lashë të më dilte situata nga dora, por porosita tamam për të ngrënë. Le t’më hidhesh përpjetë ai Tit koqja, që mëndjen vetëm për piktura dhe skluptura e kishte. A thua se e kish patur babën profesor vizatimi!
U ngjeshëm, u zhveshëm, … sepse kish filluar edhe të ngrohej koha mirë, dhe vetëm një det na mungonte. Me kujtime plazhi ua morra mëndjen të dyve, dhe e kaluam si s’ka më mirë. Vetëm ai turnsi i dytë u largua më vonë, por unë e mbajta Sefo vllain të tavolinë. E vetëm ndonjë gjysëm ore më vonë u ngritëm, sepse i ra gruaja atij celularit tim, pasi kish marrë në telefon ai Ermir qullsi, dhe kish pyetur nëse ishim në shtëpi rreth orës pesë, sepse do vinte me njerzit e tij.
Rreth orës katër u ngritëm nga tavolina, dhe unë edhe një herë e kalova kushon nga Koloseu. Pa ata që luanin si romakët e lashtë, të veshur me ato parzmoret. -Ja, fitojnë ndonjë lek të shkretët! -i fola kushos, pa e ulur gazin e veturës. -E ka kapur kriza Italinë, o Sefo, nuk është si më parë! Mund të jetë profesor burri i botës, apo artist filmi, mirpo ja, i duhet të kënaqë turistët, që të fitojë ndonjë euro….
Më katër e gjysëm arritëm në shtëpi. Fytyra e kushos e vrenjtur. Eh, lëre, thashë, do i ketë ardhur keq, që nuk pati rastin të përshëndes nga afër atë ushtarin romak...
S’kaloi shumë kur ra zilja. Ermiri me tufën nga prapa. Shishja e rakisë në dorë, një suvenir i mbështjellë, e ca sallam albanez. Këtij të fundit ia ndjeva jo vetëm un erën, por edhe kalamajtë, që desh na turpëruan, tek u vërsulën si ujqër drejt pakos. (vazhdon)
Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.