Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga iliriusa datë 06 Janar 2010 - 09:36:

Ecim?

Ecim?
pergjate rruges se gjate?
Mbuluar me gjethe te blerta
me gjethe te kuqerremta
me gjethe te verdha?
Ecim?
Me zhurmen e bute te hapave.
Hapave te tu,
hapave te mi
gishtrinjte e tu shtrenguar
rreth gishtrinjeve te mi.
Ecim?
Derisa te gjejme diku
nje shteg mbushur me ngjyra
e me me shume drite
se vete syte e tu
kur ne shpirtin tend hyra.
Ecim?
Pa e ditur ku po shkojme
pa e ditur sa kohe do kaloj
Pa e ditur kur do ndalojme
Ecim!
Se asgje s'ka rendesi
per sa kohe gishtrinjte e tu
shtrengojne fort gishtrinjte e mi!

26 Tetor, 2009


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.