Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Pleshtja datë 06 Korrik 2007 - 22:25:

E vrave dashurine

Nese nje dite do trokasesh ne deren time
E papritur dera do te hapet vete
I habitur do te shikosh per ndonje shenje timen’
Do ta kuptosh se jam larguar nga kjo jete

Nga dritarja do shikosh horizontin
Do te mendosh sa shume te prita ne shprese
Lehte do te tundesh koken qe dhemb
I plagosur nga dashuria qe le te vdese

Do te ulesh ne nje qoshe duke qare
Do te ndjesh ne shpirt vuajtjen time
Do therrasesh me te madhe emrin tim
Mall do te kesh per dashurine time

Do te largohesh ngadale dhe I menduar
Shkallet do zbresesh ne mendime
Koken pas do ta kthesh perseri
E vrare e pa jete mbeti dashuria ime


Postuar nga diabolic datë 07 Korrik 2007 - 00:43:

Ne ecnim te shkujdesur neper shi
me henen lampadar dhe qiellin çati
Asgje sna ndalte as ajo nate e trishte
hapat hidhnim mbi vesen si lot i brishte
Serenata e yjeve na shoqeronte ne cdo hap
dhe ti me peshperisje -mos ndal,puthme prap.
Mos ndal ,e shikon nata na eshte qepur pas
vetem me puthje agimi naten mund ta vras
Pas hapave tona hijet embelsisht vallezonin
nen serenaten e yjeve bashke me pasionin
Ne ecnim te shkujdesur parajsen duke kerkuar
neper tinguj puthjesh gjithcka kishim harruar.
...


Ps: per ty (e di ti )


Postuar nga atiola datë 07 Korrik 2007 - 04:12:

ne qofte se me thua qe nuk i posto diku keto qe shkruar apo nuk i ruan nuk te besoj je fantastik je fantasik dua nuk dua te shkruaj nuk arrij te ndalem pa shkruar nje kompliment per ty
komplimentet e mia je fantastik ke gjendesh ti ke adrese hahahah
je vertet i paarritshem kemi nderin qe te kemi ne kete faqe


Postuar nga diabolic datë 08 Korrik 2007 - 01:47:

Citim:
Po citoj ato që tha atiola
ne qofte se me thua qe nuk i posto diku keto qe shkruar apo nuk i ruan nuk te besoj je fantastik je fantasik dua nuk dua te shkruaj nuk arrij te ndalem pa shkruar nje kompliment per ty
komplimentet e mia je fantastik ke gjendesh ti ke adrese hahahah
je vertet i paarritshem kemi nderin qe te kemi ne kete faqe




Une jam ajri qe ti merr fryme
jam silueta e hijes qe te ndjek nga pas
Jam endra qe ti ske pare kurre
Jam dielli qe erresiren per ty vras
Une jam ne agimin e cdo loti
jam atje ku dhimbja perendon
jam engjell si djall maskuar
jam engjell qe nga vetja te mbron
Une jam fjala ne buzen tende
jam puthja qe ty te deh
jam eklipsi i shpirtit tend
jam dashuria qe ti fsheh.
Une jam gjithcka,jam asgje
jam irrealja,absurdja e verteta
pluhur ne shkretetire grimca malli
i dashuruar pas teje ishe,mbeta...


Ps: Atiola shpres te te kete pelqyer ,ne nje fare menyre kam menduar per ty kur e kam shkruar Flm per gjithcka... :-putje:


Postuar nga atiola datë 08 Korrik 2007 - 05:38:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic



Une jam ajri qe ti merr fryme
jam silueta e hijes qe te ndjek nga pas
Jam endra qe ti ske pare kurre
Jam dielli qe erresiren per ty vras
Une jam ne agimin e cdo loti
jam atje ku dhimbja perendon
jam engjell si djall maskuar
jam engjell qe nga vetja te mbron
Une jam fjala ne buzen tende
jam puthja qe ty te deh
jam eklipsi i shpirtit tend
jam dashuria qe ti fsheh.
Une jam gjithcka,jam asgje
jam irrealja,absurdja e verteta
pluhur ne shkretetire grimca malli
i dashuruar pas teje ishe,mbeta...


Ps: Atiola shpres te te kete pelqyer ,ne nje fare menyre kam menduar per ty kur e kam shkruar Flm per gjithcka... :-putje:



tani vij ti lexoj
nuk i lexova vetem nje here tre kater pese here nuk merzitem kurre duke te lexuar je i paarritshem cfare te them
dhe une te puth je fantastik


Postuar nga briseide datë 09 Korrik 2007 - 14:41:

S'ka me dite pa ty,as me ty...


Postuar nga doli datë 10 Korrik 2007 - 01:06:

dikur....dikur puthja buzet e tua
gjeja qetesi aty
me perqafoje dhe me thoje
qe jam i vetmi per ty
per ty...per ty kam jetuar
kam enderruar, ndoshta dhe kam qare per ty!!!
nuk e di!
e tani???
tani nuk me flet
nuk me shikon
ndoshta me ke harruar
o ndoshta ne te dy nuk ke egzistuar...
dikur...dikur kemi qen une ti
e tani jemi aq shume sa
kam humbur dhe llogarine
dikur ......
mun te them se
kam qen i lumtur me ty
por vetem dikur
jo me tani........


Postuar nga GENTI_the_KING datë 10 Korrik 2007 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
S'ka me dite pa ty,as me ty...


 

as me ty........................


Postuar nga diabolic datë 10 Korrik 2007 - 03:31:

Endrat...

Kam kohe qe endrat bluaj neper dhemb
i kafshoj dhe gjakun ja pi gjithe deshire
Neper hapat e mi ndihet shurdhshem renkimi tyre
kur shkel pa pertim hijen e pluhurit qe kane lene pas.
Kam kohe qe endrat mashtroj nga pak cdo nate
jane gjahu im i preferuar qe kur realiteti me beri vizite.
Realiteti qe me te verteta genjeshtare tenton te me vras
kerkon te vras poetin mashtrues te ndjenjave mbi varg.
Kam kohe qe endrat i perdor si arsye per shfajsim
mekatet me peshojn me shume se kryqi mbi krisht.
Ndjenjat i ushqeva si lajtmotive pasionesh deshtake
ende neper ferr marr fryme nga dashurite gijotine.
Kam kohe qe endrat sme bejn vizit neper nate
akoma vazhdojn te me mbajn méri ...cuditerisht.
Mekatet po arrij ti shlyej dhe endra masken cjerr
te mos enderrosh qenka denimi me i madh ne ferr...




Postuar nga atiola datë 10 Korrik 2007 - 18:01:

ditet e mia pa ty jane te panumerta sa dhe vete kam harruar kur isha ne te vertet me ty
ditet e mia pa ty jane ai fundi im jane ajo qe shpirtin nuk ke lene te qete ditet e mia pa ty jane sikur vdekje dhe do doja qe kjo vdekje te ishte sa me e pare do doja qe ditet e mia pa ty pte perfundonin dhe mos te me ndjeknin gjithe jeten nga pas
ditet e mia pa ty zot po vetem zoti mund ta kuptoje si i kaloj po jetoj gjithnjen dhe pse e kam humbur deshiren ditet e mia pa ty eshte fundi i jetes time


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.