Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 04 Gusht 2009 - 23:03:

Shpesh ndeshesh me ndonje objekt qe te ben te mendosh me tutje: dhe kaq km per te pershkuar, dhe kaq udhe per ty. Jane pika pushimi qe te inkurajojne, pastaj serish te demotivojne, ne vartesi te mesazhit te tyre te shkurter, kriptik. E mbartin pa krenari, as pa turp pasi blloqet e kilometrazhit jane si ligje matematikore: llogjike e çelikte, asnje ndjenje.


Postuar nga amor alucius datë 06 Gusht 2009 - 05:18:

Miku im,
une dhe ti vijme nga dy botekuptime totalisht te ndryshme: ti nje libertinus i pasherueshem, une konservatore jo-tolerante. E kam refuzuar partneritetin me llojin tend shume here, madje ndoshta ne ndonje nate avujsh alkoli te kam refuzuar dhe ty, por miqesine tende e kam pranuar dhe madje shijuar. Ti shpreh shume idera te ngjashme me te mijat dhe une respektoj sinqeritetin dhe formen ne te cilen i ben balle lirise tende. E verteta eshte qe une dhe ti jemi njesoj:

Ashtu si ti nuk kam respekt per hipokritet; ato qe i japin ze dhe buze moralistikes ne njeren kurse ne tjetren ne forme sekrete angazhohen ne ate qe denojne. Pikerisht si ti, vleresoj ndershmerine dhe sinqeritetin tek te tjeret.

Ashtu si une, ti e konsideron veten te ndershem. Pak rendesi ka qe morali im ndryshon ne ca pika kyce me tendin.

Edhepse ti s'beson ne ekskluzivitet emocional ose seksual te asnje lloji, sjellja jote, e cila eshte kongruente me principet e tua, nuk eshte e pandershme. Besnikeria ne thelb konsiston ne mbajtjen e premtimeve; perderisa s'ke premtuar kurre ekskluzivitet, sjella jote jo-monogame nuk mund te trajtohet si "e ulet".
Esenca e principeve te tua eshte te trajtosh te tjeret sic do doje te trajtonin. Perderisa s'pret besnikeri seksuale nga te tjeret, sjellja jote ndjek kete princip.

I dashur mik, amoraliteti i vertete nuk qendron ne konservativet dhe as ne nje libertinus, por ne hipokrizine shume-fytyreshe me te cilen konfrontohemi cdo dite. Madje dhe ne momentet tona bashke.

Nuk me ke munguar kurre sa sonte, pikerisht atehere kur ndihem e asfiksuar nga mendje te ndertuara me blloqe legosh, te programuar per te paraqitur nje fasade te caktuar.


Postuar nga amor alucius datë 07 Gusht 2009 - 03:07:

Sado larg qe te jesh, jemi pjese e te njejteve elemente dhe kjo me ngushellon. Mjafton te dal jashte ne nje nate te ngrohte vere, te ngre shikimin lart dhe cdo ndjenje mangesie zhduket.


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 16:28:

Kohet e fundit kam filluar te mendoj qe suksesi i vertete qendron ne heqjen dore ne momentin e duhur dhe jo ne kembengulje; nje nga sfidat me te medha per nje njeri qe s'ka hequr dore asnjehere nga asgje, te pakten jo pa u rrenuar emocionalisht. Te leshosh situaten nga duart, te qendrosh ne pasivitet total,t'i lesh gjerat te marrin rrjedhen e tyre, t'i besh balle cdo qelize qe s'gjen qetesi, ...hmmmm, situatat e tilla duhet te vinin me manual perdorimi.


Postuar nga amor alucius datë 12 Shtator 2009 - 23:15:

Disa skena qe mund te jene material interesant per vezhguesit, jane misherim deshperimi per protagonistet: femra e vogel, me nje pamje te shpushpurisur nga nje nate tjeter e pagjume ne saje te shtatzanise te saje, barkun sa nje top futbolli, i afrohet mashkullit biond, me syte blu marramendes dhe duke i prekur fytyren i thote disi ne konfidence:
"sonte do besh gol me duket, paske hequr mjekren, prere floket,...s'ka per te te rezistuar."

Diku ne nje qoshe, femra e thyer - por jo nga shtatzania, degjonte me sy te njomur ndersa mundohej qe floket sterr te zeza t'i perdorte si mburoje. Femra futboll, qe brenda saje mbante frutin e nje lumturie te supozuar, po germonte thelle ne deshperimin qe ai mashkull i kishte sjellur femres te thyer, nderkohe qe kjo qenie luftonte cdo dite me mungesen qe i sillte prania e tije. Femra futboll nuk e dinte kete; nuk kuptonte qe mes tyre, dikur, kishte pasur diçka. Femra fuboll po bente shaka te embla me nje koleg te sajin dhe seksin qe do kishte ate nate ne saje te pamjes te tije te permiresuar. Femra futboll nuk kuptonte qe ajo po shprehte me ze te larte ate qe femra e thyer s'kishte arritur kurre ti pranonte vetes: ai ishte i nje tjetre!!

Dhe vezhguesja, ne nje kend strategjik duke konsultuar ca raste, kishte vene re cdo gje. Ajo nuhaste dhimbjen e femres te thyer, kishte empati per te,...kryqezuan disa here shikimin ne shenje mbeshtetjet dhe vazhduan punen. Ne dreken e tyre ai s'egzistonte me.


Postuar nga Fajtori datë 01 Tetor 2009 - 15:05:

Te jetosh ne Shqiperi kete vere do te thote te nderrosh 100 jete, te kalosh gjendje emocionale dhe shpirterore qe zor se mund ti pillte ndonje ambjent tjeter. Ketu nje Teodor Keko t’i jep kuptim jetes dhe ti perfundon te urosh ate qe shpiku Suspend-in e kompjuterit per te lejuar kapjen e shpejte te mendimeve. Ketu laptopi merr nje tjeter rendesi, ti nuk i bie me egersisht me gishta si ritmi i seksit te pa menduar. Ketu arrin te ndjesh, te qartesosh idete. Ose ndoshta eshte thjesht efekti i moshes, perplasje faktoresh qe pjekin mendimet. Nje liber, nje Flor, nje Jul, nje shije vetmie e vjeter qe kesaj rradhe ka boten 11 vjecare me vete. Ato 11 vjet te jetuara jashte, qe vaksinojne luhatjet emocionale drejt nje forcimi te padyshuar te penisit 30 vjecar.

Qe te shkruhen keto rreshta ka akoma autore per tu permendur. Sonte, per shembull, nuk piva thuajse fare, kalova harkun kohor 19-02 me nje nescafe dhe nje birre. E megjithate u ndjeva i pire, si per force te zakonit kur i afrohem nates. Ama me pelqen kjo nate, edhe pse pa pije, pa femra e pa epshe. Ja dedikova vetes dhe prehjes keto ore, teksa germezat e librit te Kekos me humbetuan tek nje forme te qarte perjetimi, njesoj si te dashurosh nje njeri dhe te imagjinosh fije per pe jeten qe do beje me te.

Telefonata e Florit ishte fantastike. Pabythesia ime per te zgjedhur beri qe mos e mbaroja tregimin e nisur. Ne nje ane kisha telefonaten qe ndjeja ta beja, ne tjetren friken se do mbetesha i dhjere pas saj. Ja pse tregimi ishte sigurimi me i mire per tu perdorur si tampon i zhgenjimit te momentit. Edhe ky efekt i Shqiperise eshte, te kesh nevoje te besh dy gjera ne te njejtin moment dhe ti justifikosh me njera tjetren. Pak a shume sic beri Flori me mua (dhe sapo me informoi me sms) duke perdorur telefonaten tone per te shker.dhjepsur trute e dikujt tjeter.

Ehhh, dhe ashtu si puna e tregimit te mpleksur me telefonaten, edhe keto rrjeshta u mpleksen me SMS-te… per ti vjedhur vazhdimesine ketyre mendimeve.


Postuar nga amor alucius datë 02 Nëntor 2009 - 20:34:

All work and no play is making mademoiselle a dull girl.


Postuar nga amor alucius datë 06 Nëntor 2009 - 05:39:

...dhe ne nje moment perballesh me frika te tilla. Sepse te gjithe mund te bien ne dashuri. Sepse te gjithe mund te ndertojne nje familje. Sepse te gjithe mund te jene te lumtur. Sepse une s'dua te jem vetem nje hallke ne procesin e pjellurise njerezore. Sepse une s'dua qe ti te jesh dobesia ime dhe as une e jotja.

"You’re happy? You’re happy now? The Meredith I knew was a force of nature. Passionate, focused, a fighter. What happened to you? You’ve gone soft! Stammering about a boyfriend and saying you’re waiting to be inspired. You’re waiting for inspiration? Are you kidding me?! I have a disease for which there is no cure, I think that would be inspiration enough! Listen to me, Meredith. Anyone can fall in love and be blindly happy! But not everyone can pick up a scalpel and save a life. I raised you to be an extraordinary human being, so imagine my disappointment when I wake up after five years and discover that you are no more than… ordinary! What happened to you?!"– Ellis Grey, Grey’s Anatomy


Postuar nga erious datë 16 Nëntor 2009 - 02:46:

me kap nje trishtim kur mendoi gjyshin, qe s'di cte them, me mungon per dite, ato qe po kujtoia duke lexuar shkrime sa andej ktej ditet kur takonim tek hotel drini, gjyshi (burre i nderuar qe ne koh te zog, e deri kur vdiq) me ka rritur ne moshen me delikate, prinderit punonin jashte atdheut ne ato vite, kshuqe gjyshi e kishte ne kulturen e tij, ne shtepi nuk diskutonte kurre per as edhe me te vogelin problem, un dhe vellai jo shum vite diference e kemi rrespektuar gjithmon kete ligj, dhe mundoheshim me te gjitha forcat te mos grineshim ne shtepi pra e lam te drini, aty un 1 here ne muaj kisha kete takim dreke te detyruar me gjyshin ku do t'i shpjegoia mbi te gjitha si shkon shkolla ajo qe me eshte ngulit ne tru dhe e kujtoj si sot eshte kur vinin ca jevgj qe kerkonin leke, gjyshi i perqendruar ne gjerat qe un i flisja ja bente me dor qe jo, mirepo aty shikoia gjithmon nje burr plak i bardh ne karroce, edhe ky per te lypyr, gjyshi n'dalonte gjithmon biseden per ti dhene leke, kjo gje me beri pershtypje sepse e shikoia gjithmon, e pyes nje dit, po mire gjyshi ti e njeh ate qe s'i jep lek atyre femive ? jo me tha me ate zerin e qet, njeriu i bardh kur del dhe kerkon lemoshe d.t.th qe i ka kaluar te gjitha te zezat e jetes e eshte nevojtar, e kunderta e jevgjiteve qe e kan per zanat, ku dhe te mallkojne po tu japesh leke... te imagjinosh qe kan kaluar vite e kjo gje vertetohet edhe sot, kudo, jo vetem ne tirane, ne semafore i shikoje marin leke e as faleminderit su del nga goja


Postuar nga Enya datë 16 Nëntor 2009 - 06:34:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
me kap nje trishtim kur mendoi gjyshin, qe s'di cte them, me mungon per dite, ato qe po kujtoia duke lexuar shkrime sa andej ktej ditet kur takonim tek hotel drini, gjyshi (burre i nderuar qe ne koh te zog, e deri kur vdiq) me ka rritur ne moshen me delikate, prinderit punonin jashte atdheut ne ato vite, kshuqe gjyshi e kishte ne kulturen e tij, ne shtepi nuk diskutonte kurre per as edhe me te vogelin problem, un dhe vellai jo shum vite diference e kemi rrespektuar gjithmon kete ligj, dhe mundoheshim me te gjitha forcat te mos grineshim ne shtepi pra e lam te drini, aty un 1 here ne muaj kisha kete takim dreke te detyruar me gjyshin ku do t'i shpjegoia mbi te gjitha si shkon shkolla ajo qe me eshte ngulit ne tru dhe e kujtoj si sot eshte kur vinin ca jevgj qe kerkonin leke, gjyshi i perqendruar ne gjerat qe un i flisja ja bente me dor qe jo, mirepo aty shikoia gjithmon nje burr plak i bardh ne karroce, edhe ky per te lypyr, gjyshi n'dalonte gjithmon biseden per ti dhene leke, kjo gje me beri pershtypje sepse e shikoia gjithmon, e pyes nje dit, po mire gjyshi ti e njeh ate qe s'i jep lek atyre femive ? jo me tha me ate zerin e qet, njeriu i bardh kur del dhe kerkon lemoshe d.t.th qe i ka kaluar te gjitha te zezat e jetes e eshte nevojtar, e kunderta e jevgjiteve qe e kan per zanat, ku dhe te mallkojne po tu japesh leke... te imagjinosh qe kan kaluar vite e kjo gje vertetohet edhe sot, kudo, jo vetem ne tirane, ne semafore i shikoje marin leke e as faleminderit su del nga goja


E bukur kjo histori. Po ato gabelkat ( evgjitet a ca quhen) qe nxjerrin fall "fallin po ta qes, hatri mos te mbese" dhe te vidhnin dhe pjaten ne tryeze, Hec ma, evgjit hesapi.


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.