Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Angleze (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=165)
-- Shqiptaret ne Boston (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10392)
Nje keshille doja t'ju jepja shqiptareve te rinj te amerikanizuar, qe vijne neper kisha apo cdo lloj institucioni fetar.
Edhe une mesova si juve. Dikur edhe une nuk dija.... prandaj mos mendoni se dua te bej te mencuren.
Veshja neper kisha apo ne cdo lloj institucioni fetar gjate liturgjise dhe gjate ceremonive fetare duhet te jete serioze, e paster, me ngjyra sa me pak te theksuara dhe te ndritshsme, sa me pak dekoltera dhe minifunde, sa me pak kurrize te zbuluara dhe makiazhe (make-ups) te renduara dhe tonizuara tek femrat dhe jo xhinse e T-shirts per meshkujt. Kostumet klasike jane nje veshje shume e pershtatshme per kishen dhe cdo lloj institucioni fetar si per meshkujt ashtu edhe per femrat.
Ne kete menyre ruajme edhe seriozitetin e kishes dhe te kombit tone. Ghithashtu theksojme edhe njehere qellimin e mire dhe edukativ te kishes per komunitetin tone.
Kisha nuk eshte vend per parade mode apo dancing club per glendi. Shqiptaret e rinj nuk jane shume te familjarizuar me kete lloj respekti dhe rutine ndaj kishes (nuk eshte faji i tyre, jane pasojat e se kaluares) dhe nuk ka vend per akuzime), prandaj te mi lejojne keto lloj keshillash. Une nuk i kritikoj keta te rinj, sepse disa gjera vijne edhe nga padija, por vetem te me lejojne pak hapesire, qe tua theksoj do pak gjera te rendesishme.
Qetesia brenda ambjentit te kishes duhet te mbizoteroje ne maksimum, qe kur te dalim nga kisha te gjithe te jemi ne gjendje te marrim dicka me vehte ne shtepite tona dhe ne shpirtrat tona.
Kjo lloj etikete kishe ngre akoma me lart edhe figuren tone si Shqiptare te rinj ne komunitetin 100 vjecar Shqiptaro-Amerikan te Bostonit.
Kisha e Fan Nolit nuk eshte vetem kishe fetare Ortodokse, por eshte edhe kishe e shqiptarizmit te Bostonit.
Vetem po e kuptuam ne kete menyre do te shohim se sa rezultate do te kemi dhe sa respekt do te mirepresim ne te ardhmen.
Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.