Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Manga, Anime E Filmat E Nxjerre Prej Tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14089)


Postuar nga Girl-Power datë 03 Nëntor 2007 - 19:09:

Thumbs up

Yu Watase eshte mangaka ime me e parapelqyer (besoj se e keni vene re ) ndaj dua t’iu tregoj dicka me shume rreth jetes e talentit te saj…
Eshte lindur me 5 mars te vitit 1970 ne Osaka, eshte e grupit te gjakut B dhe e shenjes se peshkut e njejta shenje si mua… Kam vene re se shume nga mangakat jane te kesaj shenje d.m.th eshte e vertete qe peshku eshte nje shenje plot imagjinate.
Njeriu me i gezuar rreth deshires se Yu per t’u bere nje mangaka ishte mamaja e saj por qe fatkeqesisht vdiq kur Yu ishte vetem 13 vjec. Watase thote se ka filluar te vizatoje rreth moshes 5-6 vjec.
Puna e saj e pare “Panama de Ojama”u publikua me 1989 e duke filluar qe nga ky vit fama e saj sa vjen e rritet. Ajo eshte shume e vleresuar per vizatimet plot harmoni, ngjyrat qe perdor(nese mbani mend ne Japoni mangat i kane faqet plot ngjyra e jo bardh e zi si ne pjesen tjeter te botes ) por dhe menyra sesi i pershkruan personazhet sidomos ato mashkullore qe jane nje kryeveper.Ne fakt personazhi i saj i preferuar eshte Tooya i “Ayashi No Ceres”per te cilin iu fola pak me pare por ideali i saj eshte Nakago tek “Fushigi Yugi”.
I pelqen te lexoje libra, filmat, mangat; i pelqen shume muzika klasike por si duket urren ate heavy metal e muziken Enka(kenge tradizionale japoneze).
Ah se harrova ka nje qen me emrin Yuu-Chan


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.