Forumi Horizont | Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)
Me sa shoh kjo teme qenka marre vertet seriozisht,ashtu sic edhe duhej te merrej !
Do ishte bukur sikur te fitonte morali i perbashket,por per te qene realist,nuk do ndodhi keshtu !
Njerezit akoma vazhdojne te votojne per ate qe i perfaqeson,duke u nisur nga orrigjina e jo nga idete e ngjashme qe mund te kene persa i perket ekonomise e sferave te tjera shoqerore e morale ! Dhe keto zgjedhje ne kete drejtim nuk do sjellin ndonje te re ! Nga ana tjeter po mendoja,nese njerezit nuk ja japin votes Sales pasi vertet e ka mbushur kupen,kujt do ja japin ?
Edvinit? Edhe ky dita dites po nxjerr ne pah autoritarizmin e tij,ashtu si edhe perflitet jashte mase shume per korrupsion (dhenie lejendertimesh ) pa harruar ketu lobingjet e tij mbrojtese,sidomos persa i perket informacionit ! Top media tashme del aq hapur ne krah te tij,sa po behet disi qesharake ! A thua ky njeri qenka i shenjte e nuk paska as edhe nje njolle !!? Mjafton te thuhet qe gruaja e Sokol Balles,shefit te informacionit te Tch,eshte punesuar muajt e fundit ne Bashkine e Tiranes si keshilltare e Rames ! S'me duket levizje shume e goditur e pare me syte e nje votuesi te drejt (e jo fanatiku ekstrem) !
Pra mendoj se duhet shtruar pyetja se kush eshte alternativa !?
Ilir Meta...s'ma ha mendja ! Pastaj dhe ai nuk eshte se beri mbrekullira ato pak kohe qe ishte !
Erion Veliajn s'po e konsideroj fare,pervec faktit qe jam i bindur qe do marri shume pak vota,prape s'kam shume besim tek ai ! Kalimi i tij nga nje organizate joqeveritare,ne kreun e nje partie, personalisht me ka zhgenjyer shume ! dhe me sa shoh nuk qenkam i vetmi ! Pastaj me nje parti me nje emer te tille snob, G99,si pretendon te te votoje nje pensionist apo i papune kur pleqte e plakat s'dine as ta lexojne siglen e kesaj partire ??! maksimumi Veliaj mund te marri vetem votat e pak te rinjve Tiranse mundesisht bllokiste ! neper rrethe jam i sigurt qe s'ja jep njeri voten !
Nga ana tjeter po mendoja,nese votat ndahen midis shume partish,pasi njerezit u zhgenjyen nga partite e medha dhe thone,ok provojme dhe te voglat meqe lideret e tyre jane me pak te perfolur, do ishte me mire ??
Pra do ishte me mire nje multipartitizem dhe me shume blloqe ( per hir te faktit qe disa nga keto parti kane persona te paperfolur ) sado qe kjo gje do sillte shume probleme persa i perket qeverisjes ???
Apo problemet per nje qeverisje te shendoshe do ishin aq te shumta, sa do preferoheshin me pak parti qofshin edhe keto aktualet ??!
E mira do ishte te nderroheshin lideret qe jane ne krye te ketyre partive,por fakti eshte qe te jesh ne krye te ketyre partive duhet te jesh nje perbindesh i vertet,ashtu siç Berisha eshte,dhe ashtu siç Rama avash avash po behet ! Dhe persona qe te kene vetem virtyte e jo te meta,eshte vertet e veshtire te vijne lart ne siperfaqe ne kete gjendje qe ndodhet aktualisht Shqiperia !
Spo zgjatem me pasi pak a shume jane prekur te gjitha akpektet me postime vertet serioze e cilesore, me sa po lexoja !
Doja te shtoja vetem qe jane per te ardhur keq ata "autuboziste" te cilet votojne per "kapon" e tyre krahinor, por te cilet si perfundim nuk perfitojne asgje ! Nese servilet,matrapazet e te tjere, perfitojne ndonje gje duke bere gam gam,apo duke iu lepire kapove,duke u bere edhe qesharake nga menyra sesi i mbrojne,autobizistet ngelen me gisht ne goje si gjithmone ! Faktikisht mjafton te shikosh ne ca gjendje ndodhen disa nga orrigjinat e liderve tane..Tropoje...Shkoder...apo edhe Skrapar !!
Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.