Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 536 537 538 539 540 541 542 543 544 [545] 546 547 548 549 550 551 552 553 554 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Roi datë 02 Dhjetor 2009 - 03:47:

Nemico Pubblico ( Public Enemies)

Film i bazuar mbi historine e vertete te nje prej ganstereve (i specializuar ne grabitjen e bankave) me te medhej te Amerikes ! Me sakte te Cikagos se viteve 30 e njohur ne ate periudhe sidomos per bosin Al Capone ! Por ne kete film tregohet historia e banditit John Dillinger,i cili u shpall armiku nr 1 ne ato vite dhe qe arriti te arritesej nga burgu plot 2 here! Ishin vitet e krizes se madhe dhe Dillinger nga shume shikohej edhe si nje Robin Hood modern, pasi kur shkonte neper banka shpesh digjte regjistrat ku shenoheshin borxhet e fukarenjve dhe nuk grabiste pothuajse kurre persona fizike...por sdq jo per kete nuk ishte i dhunshem gjate grabitjeve !

Fati i tij nderthurret dhe me nje fakt historik,lindjen e FBI-s, e cila nen shenjester kishte pikerisht kriminelet si Jonhn Dillinger ! FBI ka qene dhe nga te vetmet istitucione qe eshte drejtuar prej me shume se 30 vjet nga i njejti person,Edgar Hoover,nje person karrierist,intrigant,rracist dhe shume kontrovers po ashtu !
Nje film realizuar bukur, i arritur me se miri dhe riambjentimi i skenave dhe kostumeve ne ate te atmosferave se viteve 30 ! Aspak keq Johny Deep ne rolin e gansterit te shumkerkuar edhe se fizikisht nuk eshte ne forem si tek Donnie Brasco,por prape mua me pelqen me shume ne keto role sesa ne ato ku luan personazhe teper te veshtire, te vecante e problematike si ne plot filma te tjere...


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 536 537 538 539 540 541 542 543 544 [545] 546 547 548 549 550 551 552 553 554 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.