Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5446 5447 5448 5449 5450 5451 5452 5453 5454 [5455] 5456 5457 5458 5459 5460 5461 5462 5463 5464 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga robert datë 21 Nëntor 2015 - 21:32:

So. 15.11.2015

Fenomeni Blushi, një Don Kishot i rafinuar

Ka rreth një-dy vite, qysh se Ben Blushit nuk iu rezervua një vend në tryezën e rrushit qeveritar, që ky i fundit të buçasë me zërin e tij për padrejtësitë që i bëhen këtij populli, për qeveritarët e korruptuar, për problemet ekonomiko-sociale të kësaj shoqërie, pamja e së cilës duket i dhimka atij në shpirt. Dakort, ai mund të besojë po si Don Kishoti i vrarë prej mostakimit me Dylqinjën e Tobozës, se është në pararojë të luftës kundra korrupsionit, në ballë të betejave për të drejtat e këtij populli, në lartësinë e një idealisti për ti kthyer dinjitetin kësaj shoqërie. Por, a e kemi ne për detyrë ta besojmë këtë marrëzi të tij!?
Jo, ne nuk e kemi për detyrë ta besojmë një marrëzi të tillë, ashtu siç nuk besonim as Don Kishotin e Servantesit e as Ilir Mukën me fjalimet e tij tek kali i Skëndërbeut për ti bërë të gjithë shqiptarët me vetura. Por ne do ta besonim me kënaqsi Ben Blushin për aspiratat që shpreh, nëse ai bashkë me titradat qejfbërse për këtë popull, do të shtronte qartë dhe hapur rrugë konkrete për përmisimin e jetës dhe çdo strukture të kësaj shoqërie. Një plan ekonomik, një plan social, një plan juridik, Ben Blushi nuk ka prezantuar deri më tani! Atëhere, përse duhet ta besojmë ne Ben Blushin, se ai do të bënte diçka më të mirë nga dallkaukët e tjerë, që qeverisin këtë vend, po të zgjidhej ai në vend të tyre!? Sepse është shkrimtar?...
E pranojmë se një shkrimtar ka shpirt më të ndjeshëm se një njeri tjetër, që nuk merret me letërsinë dhe artin. (E jo më kot e krahasova unë qysh në titull Ben Blushin me Don Kishotin, këtë figure sa qesharake, aq dhe simpatike!) Por ndjeshmëria shpirtërore nuk është çelësi i vetëm i përmisimit të jetës së një populli. Ndryshe do i isha futur edhe unë karrierës politike. Ti futesh politikës duhet të kesh jo rallë një shpirt të pandjeshëm. E mbi të gjitha të kesh një program të qartë ekonomik-social, e biles edhe juridik, kur ky ka çaluar shumë e është bërë pengesë për marrdhënie të reja social-ekonomike; gjithashtu programe mbi kulturën, artin, shkencën, sportin, etj.. Dhe, pas zgjedhjes nga populli për të drejtuar dhe udhëhequr, politikani duhet të jetë i vendosur, që programi i prezantuar më parë, të shkojë në vend, qoftë edhe sikur të kundërshtohet nga një e treta e popullsisë.
Çfarë programi ka prezantuar Blushi më të mirë se këto që ka përjetuar kjo shoqëri në këtë periudhë të përjetshme tranzicioni!? Historitë e romaneve të tij!? Më vjen keq, por një shkrimtar duhet ta njohë gjendjen e tij më mirë se sa duhet t’ia njohin të tjerët. Ndaj Ben Blushi duhet ta dijë se Don Kishotizmi i tij dallohet ashiqari që është ca i rafinuar. Ndërkohë që personazhi mesjetar spanjoll besonte me të vërtetë deri në minutat e fundit të jetës në idealizmin e tij kalorsiak, kështu edhe në betejat e tij me mullinjtë e erës, personazhi romancier shqiptar nuk duhet të jetë aq naiv sa ai i romanit të Servantesit. Por edhe në qoftë ndopak, ky i yni duhet të dali nga romanet e tij e të besojë se as idealizmi, as patetizmi, as keqardhja, as kritika dhe premtimi do ta përmisojnë jetën e këtij populli. Por vetëm një program i qartë, si ato programet e smartfonve, që përdorin shumica e të rinjve sot në Shqipëri dhe në botë, si dhe një karakter i vendosur për ta realizuar këtë program. Asgjë më shumë!


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5446 5447 5448 5449 5450 5451 5452 5453 5454 [5455] 5456 5457 5458 5459 5460 5461 5462 5463 5464 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.