Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga NS-6 datë 24 Gusht 2010 - 04:33:

9 vjet...9 vjet ne kete qytet! Me kujtohet dita e pare qe kam ardhur...me duket sikur kam ardhur dje dhe pas 9 vjetesh (turp me e thene) akoma nuk kam pare gjysmen e ketij qyteti! Cdo dite shikoj njerez qe kane udhetuar me qindra kilometra per te pare Koloseun dhe pershkrimi me i mire qe arrij ti jap eshte "nje grumbull guresh"... ok,vjen me teper nga ajo mosperfillje per dicka qe e ke perdite dhe nuk te ben pershtypje! E megjithate ky qytet me ka pare te rritem dhe ne nje fare menyre me ka ndryshuar! Me duket se nuk mund te rri me pa kete rremuje qe ka, komentet e shofereve te makinave te ndalura tek semafori "Aoooo, a nonno, movete che più verde non se po eeeee", trafik, metro, universitet, spital...gati te gjitha i kam ketu!

Mund te them qe ja kam kaluar mire dhe vazhdoj tia kaloj mire! Gjerave tani ja kam marre me mire doren dhe kjo autonomi me ka sherbyer jashtzakonisht! Tek kthehem ne shtepi tani e ndiej veten turist e mysafir (per 3 dit ne fakt nuk te ndjellin koben )!
Nuk kane munguar veshtiresite qe tek i mendoj tani me vjen te qesh por tek mendoj momentet qe i perjetoja akoma me rrenqethet lekura! Mund te kishte marre nje rruge tjeter kjo histori por prap se prap edhe ajo rruge do te me sillte serish ne Rome

Ky eshte qyteti im! Nuk do mjaftonin fjalet ta pershkruaje por ndoshta pershkrimi me i mire do te ishte ai qe perdorin te gjithe per te "qytet i perjetshem".
Une te uroj naten e mire, e ti me thua miremengjes...une shkoj te fle e ti zgjohesh tani!


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.