Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 22 Shtator 2007 - 04:18:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


 

Shume e bukur mistero.  Une dua te te kurajoj me rreshtat e mija:

Zjarri fiket ngadale, shume ngadale dhe thengjilli i fundit mban per kohe te gjate, packa se mbulohet nga hiri dhe nuk duket.

Qe oxhaku te ndizet prape nuk mjafton vetem ky thengjill i fundit, qe po jep shpirt dalengadale, duhet ti vesh benzines qe te shohesh flaken qe do kenaqe syte e shpirtit tend :p

Benzina do te jete ajo "mirosja" qe "pret" ti...

good luck ne poezi



 


............Kur shkruhet një poezi, sigurisht që sublimohet një mjegullnajë ndjenjash, merr formë një mendim dhe konkludohet në një arritje.


............Ai që shkruan ka fillimisht për qellim të bëjë një katarsis emocional, pra te çlirohet nga një ngarkesë do ta quaja statike, duke përdorur një term nga fiz-kimia.
...........Mbasi poezia  është hedhur në erë, ajo kapet nga lexues të ndryshëm dhe interpretohet në mënyra të ndryshme.


............Krijuesi, që nga ky moment nuk ka më të drejtë që të bëjë komente të veprës së tij. Kjo do të ishte një gjë e padrejte. Kjo do të ishte një ndërhyrje në ndjenjat dhe shijet e lexuesit. Ai atë që mund të bënte e bëri, mirë apo keq, kjo varet nga aftësite e tij.


............Lexuesi, cilido qofte ai, ka liri te plotë që të përtypë, shajë, dojë apo adhurojë një krijim. E njëjta poezi, le shije të ndryshme në momente të ndryshme. Po ashtu njerëz të ndryshëm, në vartësi të nivelit të edukimit të tyre artistik, do ta kuptonin dhe ndjenin në mënyra të ndryshme të njejtën poezi.
 
.............Personalisht ndihem i kënaqur qe arrij të ngacmoj shijet artisticë të lexuesve të mij. Komplimenti më i mirë për një krijues është atëhere kur lexuesi gjen, qofte edhe një pjesëzë nga vetja e tij në një shkrim….


 

 

Respekt

DXP
  

  

 


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.