| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
FSHF, përforcime nga Tirana për kombëtaren B
Sot, prova e parë e kombëtares B me rumunët e Oradeas. 4 futbollistë nisen drejt Norçias.
Dje, në FSHF është mësuar se sektori i ekipeve kombëtare ka njoftuar urgjent futbollistët Robert Grizha, Eldorado Merkoçi dhe Suad Licin e Tiranës për t'u nisur drejt Norças. Këta futbollistë do të jenë përforcimet për ekipin kombëtar B. Ndërkohë mësohet se Ardit Beqiri ka pranuar dje të udhëtojë drejt Norçias, edhe pse ka disa probleme personale. Faktin që kombëtarja B do të përforcohet nga futbollistë të tjerë të kampionatit shqiptar, e kanë pohuar edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së., Armand Duka. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Starova, ka pohuar se kombëtares B do t'i shtohen radhët. "Futbollistët që do të udhëtojnë drejt Italisë sot paradite janë Suad Lici, Eldorado Merkoçi, Ardit Beqiri dhe Robert Grizha. Të paktën mbrojtësit duhet të nisen patjetër drejt Italisë, pasi kombëtarja në këtë repart është në pikë të hallit," - është shprehur dje sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Sipas këtij të fundit, këta futbollistë do të jenë të vetmit përforcime për ekipin kombëtar B, që sot në orën 14.30 luan ndeshjen e parë me Oradean në turneun e Norçias.
Ndërkohë, kuqezinjtë që janë në Norçia kanë zhvilluar stërvitjen e parë në tokën italiane. Gjendja e ekipit është e mirë, edhe pse Brigeli ka mbetur i habitur nga numri i pakët i futbollistëve të kampionatit shqiptar të futbollit. Brigeli nuk ka preferuar të polemizojë për mungesat e disa lojtarëve, por ka kërkuar vetëm bashkëpunim me klubet shqiptare të futbollit. Për sa i përket formacionit, gjithçka mbetet enigmë, pasi mungesat janë të shumta dhe Brigelit i duhet të improvizojë, jo pak.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.