| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Ne gardh te qerpikut ka mbetur pak push nga vegimi yt
Ferkoj syte, ne virgjerine e heshtjes vertiten pinguine
Ngrire jane kallamat e rrekeve te gjakut, pikojne musht
Shege te cara ne akull, mermer me damare te shpuar
Fletet e hapura duhen shkruar me gjak, me adrenaline
Dua te hyj edhe une brenda, gisht ne unazen e ngushte
Bardhe, kuq e zi, e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara
Po presim te vije njeriu prej debore qe ndertuam bashke
Me te bardhen e syve ne dimrin qe shkoi kur merdhinim
Qymyrin e vetullave shkruar me kujtime hiri, te shuara
Ne vend te karrotes si hunde zemren qe dridhej akoma
Nuhatnim rrahjet, minutat ndersa fytyrat e tjetrit lepinim
Kelyshe te vegjel qe ngrihen e bien akoma te hutuar
Ne toke shtrire e lodhur nga pjellja e barkhapur lehona
Beme nje rreth e u kthyem prape aty ku filluam dikur
E ngjitem gurin deri ne maje, tani do rrokulliset poshte
Engjejt shohin me interesim lojen ne TV duke pire birre
Ngadale jemi duke ngjitur edhe ne hierarkine e qiellit
Qelize, bretkoce, shpend,kale,tiger, mace, qen, kokosh
U beme ngadale njerez, ne fillim te keqinj pastaj te mire
Dikur te shenjte, derisa te behemi buke e vale si mielli...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.