Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 545 546 547 548 549 550 551 552 553 [554] 555 556 557 558 559 560 561 562 563 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Banaliteti i ca dashuriçkave ordinere me ben shpesh te pyes veten sesi subjektet ne fjale do reagonin prane nje tundimi te vertete, prane nje femre(mashkulli)qe i jep nje perkufizim dashurise plote skutheri, fshehur nen tabute e nje shoqerie kafsherore ku femra para se te dashurohet duhet te "blihet" nga i interesuari.
Ah, mik, me dhimbsesh. Me dhimbsesh per injorancen tende, me dhimbset idea jote e mos-perjetimit te nje dashurie qe te çon te menduarin ne nje dimension tjeter, qe te hap horizontet por...ne fund fare, ti je dhe ngelesh produkt i ambientit ku je ngjizur. Je djali i bindur i cili lumturine dhe perkufizimin vetjak e lidh me aprovimin e pabukesise qe e ka rrethuar. S'ke qene shpirti rebel dhe as do jesh. Je i dobet. Je i brishte. Je i...thyer. Ndoshta je i thyer dhe nga une, ndoshta une isha tentativa jote e brishte e ngritjes te kokes te rebelimit por ti e dije qe zemra ime eshte diku tjeter, ngjizur me horizonte qe ti s'do mundje kurre t'i zbuloje me mua. Mgjth, s'duhet te ishe ndalur tek nje E., duhet te kishe gjetur forcen te ecje me tutje ne kerkim te E.-se tende, ne kerkim te thellesive te reja shpirterore, pa rene ne moçale plot ere.
E po mire qe dashuria ka nje perkufizim ekstremisht relativ ndryshe kush e di se ne ç'humnere do gjendeshe, mik, sikur te shihje boten tende me syzet e mija(qofte dhe per pak min).
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 545 546 547 548 549 550 551 552 553 [554] 555 556 557 558 559 560 561 562 563 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.