Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 550 551 552 553 554 555 556 557 558 [559] 560 561 562 563 564 565 566 567 568 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 14 Tetor 2010 - 03:21:

Z. Sexman!

Z. Sexman eshte nje burre tek te 50-tat, me gjoksin e rruar, pantallonat trendy, kemishen e perveshur deri mbi brryl-siç eshte e modes tek yuppies keto kohe-dhe fragrancat e shtrenjta qe te pickojne hunden. Z. Sexman eshte perkufizimi i mashkullit qe s'pranon moshen e tije dhe lirine seksuale e ka nenkuptuar si ngacmim/inferiorizim seksual i çdo femre qe i terheq senset e tija. Keto te fundit zakonisht vajza te reja qe fluturojne lehtazi neper korridoret e institucionit plot mungese eksperience.
Potenciali intelektual i ketij zoterie s'mund te vihet ne dyshim, aq me pak ekspertiza e tije e pakontestueshme. Jeta e tije eshte puna por puna mesa duket z. Sexman s'i ka ngrohur zemren dhe ndoshta as krevatin.

Asistimi ne salle te operacionit i z. Sexman eshte perhere defryes, pak per te thene. Z. Sexman eshte i afte te gjeje momentin ne te cilin je perqendruar aq shume ne incizicione precize dhe te beje nje koment te tipit:"me lehte, s'po pret paralekuren e gjenitaleve." Pak dinte i shkreti Sexman qe do merrte nje kunder-koment te tipit:"me moshen, çdo lloj paralekure fiton njefare rezistence, duhet t'a dini me mire se une mgjth...". Fytyra e Sexman fillon te humbase ate hijeshine rinore qe ai me aq kujdes i ishte munduar t'i jepte vetes. Koleget me peshperisin duke qeshur nen hunde:"thuaji mirembrema turnit te nates!" mgjth z. Sexman kuptoi qe pafytyresia ime(latente) kalonte ate te tijen dhe turni i nates s'u be realitet(te pakten jo ne seksionin e tije).

Naten e mire, z. Sexman, dhe me falni per pseudonimin por e kam nga... perkedhelia. Ne fund fare, ne co-respektohemi me teper se çdo zgerdhirje dhe pershendetje tjeter siperfaqesore e veshur ne prezervativet e normave shoqerore, por kjo perhere ne formen tone; abrupte, direkte, perhere ne dijenine qe kuptimi eshte ne ate nivel saqe llustrimet s'nevojiten.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 550 551 552 553 554 555 556 557 558 [559] 560 561 562 563 564 565 566 567 568 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.