Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Qershor 2007 - 09:28:

Ne buze shfaqet nje buzeqeshje

Te luash me boten dhe numrat.
Duke shkelur lutjet e shenjtoreve,
lundron ne detin e cmendurise,
i hutuar nga te panjohurat e gjithesise

Nje ritem i ri perpin boten sot.
Adrenalina ne vena,
shkrumbon freret e moralit
cdo shtirje apo prapaskena.

Syte te zgurdulluar, pse buzen kafshon.
Valle eshte kjo jeta eqe meriton
Kete moment tronditet gjithcka qe beson.
Jam i vetem ne kete bote, papritur kupton.

Ne kete fund pa mbarim.
Ku muzgu te tremb me shume se kurre.
Nje dhurate per ty nga erresira
te kuptosh ndarjen e mekatit nga sakrifica

Duke pare me syte e mendjes
pa shqisat qe te mashtrojne
Shkund cdo reklame nga aryetimi
Me nuk te duket aq i padrejte gjykimi.

Cdo dite ka nje muzg dhe nje agim.
Dicka brenda teje ka pesuar nje ndryshim.
Cuditerisht ne buze shfaqet nje buzeqeshje.
Kur i dorezohesh fatit pa lufte apo perleshje.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.