Forumi Horizont | Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
Dashuria më bëri Poete.....
Dashuria më bëri Poete..
Çfarë të shtyri ty që të ikësh,
dhe këtë dritë syri ta fikësh?
Vallë pse rrugë tjetër ti zgjodhe,
dhe këtë zemër të shkretë lëndove?
Përse trazove kështu shpirtin tim,
dhe ike sikur zogjët në shtegëtim?
Çfarë t'u dashtë që më le,
dhe ike as lamtumirë s'më the?
Po, pse për kaq kohë të shkurtër
hyre e dole sërish nga zemra ime,
apo kishe dëshirë të falje
në vend t'dashurisë vetëm lëndime?
Ishe njeri me pretendime,
kishe dëshirë të bëje veç fajsime.
Kurse unë për hirë të dashurisë
gjithmonë gabimet t'i fala,
por edhe pse gabimet tua
s'kishin kurrë të ndala.
A thua, ku vajte tani ti,
se di, nëse po vuan
apo ke një tjetër dashuri,
dhe me të po luan!?
Vallë je i lumtur
apo i humbur,
i humbur në vetmi,
apo i lumtur me tjetër njeri?
E ti nëse pyet për mua,
ta dish se unë mallin e kam shua,
dhe nuk vuaj me dotë,
për ty më s'kam as lotë.
Ani edhe pse këto vargje i shkruaj,
por jo unë më nuk vuaj,
nuk do shkruaj më për ty,
por do shkruaj për vete,
jo që kam mall apo më mungon,
porse dashuria më bëri Poete....
Shkruar me 01. Dhjetor 2008, Gjermani!
Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.