| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
Kompania e veshjeve sportive "Umbro" do të jetë sponsori i ri teknik i kombëtares shqiptare.
Kombëtarja shqiptare, këtej e tutje, do të ketë sponsor teknik firmën e veshjeve sportive angleze "Umbro". Ka qenë zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi, ai që e ka konfirmuar një fakt të tillë dje për "Sportin shqiptar". Sipas Nurishmit, dje është rënë dakord mes FSHF-së dhe përfaqësuesve të kësaj firme veshjesh sportive që kjo e fundit të furnizojë kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme. Në fakt, dje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është takuar me drejtuesit e kompanisë së veshjeve sportive "Umbro" dhe ka diskutuar gjatë me ta për këtë çështje. "Të dyja palët kanë diskutuar gjatë mes tyre për një kontratë të mundshme, e cila do të nënshkruhet shumë shpejt," - është shprehur zëdhënësi i shtypit, Nurishmi. Sipas këtij të fundit, palët kanë rënë parimisht dakord që "Umbro" të jetë sponsori teknik i kombëtares shqiptare. "Mund të konfirmoj që palët kanë rënë dakord parimisht që "Umbro këtej e tutje të jetë sponsori teknik i FSHF-së dhe i kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për një kontratë, e cila favorizon federatën dhe që do të nënshkruhet këto ditë," - ka vijuar më tej zëdhënësi i shtypit në FSHF. Sipas marrëveshjes, "Umbro" do ta furnizojë pa para kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme, si bluza, tuta, mbathje, këpucë etj. "Umbro", furnizimin e kuqezinjve me veshje të reja do ta bëjë në këmbim të së drejtës ekskluzive për t'u quajtur sponsori teknik i kombëtares shqiptare. Madje firma angleze e veshjeve sportive, këtej e tutje, do të ketë ekskluzivitetin e shitjes së bluzave të ekipit kombëtar shqiptar. Mësohet se dy drejtuesit e "Umbros", që dje kanë diskutuar me presidentin Duka, janë interesuar që kombëtarja shqiptare që në ndeshjen me Suedinë të furnizohet me veshjet e reja të kësaj firme. Kjo gjë që, sipas vetë drejtuesve të "Umbros", është më se e realizueshme. Ndërkohë, "Umbro", në garën për të veshur kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel, ka lënë pas firmën "Puma", furnizuesen e mëparshme të FSHF-së me veshje sportive, si dhe firmën e njohur në këtë fushë "Nike". Mësohet se kontrata mes palës shqiptare dhe "Umbros" është e vlefshme deri në 2006-n. Ndërkohë, nga drejtues të lartë të FSHF-së është mësuar se fanella tradicionale kuqezi e kombëtares shqiptare nuk do të ndryshojë. "Bëhet fjalë vetëm për një ndryshim në stilin e veshjeve, të cilat këtej e tutje do të jenë vërtet shumë të bukura," - ka përfunduar Nurishmi.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.