Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)


Postuar nga déjà-vu datë 19 Mars 2006 - 21:29:

Qënka festa e babait sot. I pari kujtim që përshkroi mëndjen ishte ndërsa prisja ty të ktheheshe nga puna, e gjatë dremitjes, të merrja biçikletën tënde dhe dilja xhiro rrugëve të Vlorës pa të marrë leje....shpesh herë duke u harruar më gjatë se orët e tua të gjumit, gjithnjë duke i ngjitur shkallët e pallatit në majë të gishtave si hajduti dhe gjunjtë e rrjepur me gjak sa herë rrëzohesha nga biçikleta.

Të ishe sot, do të ftoja të pinim ndonjë kafe bashke. Me siguri nuk do merrje nga unë as ndonjë përqafim e as "faleminderit", thjeshtë do doja të të dëgjoja ndërsa tregoje dhe rrudhat në ballin tënd do lëviznin në mënyrë harmonike, sikur të ilustronin më mirë fjalët dhe ngjarjet.


  Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.