Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
per isren
Isra mos kujto se je vetem .Ka shume femra qe vuajne nga depresioni.
Une personalisht kam vuajtur nuk te them dot cfare shkalle sepse skam bere vizite tek mjeku.Megjithate kam lexuar shume rreth tij.Eshte e vertet qe nuk e kupton perse te ndodh dhe eshte i veshtire per tu kontrolluar, por nga eksperienca ime them se me pak veshtiresi mund ta kontrollosh.
Kur them kontrollosh nuk them qe ta heqesh menjehere por ti vete mund te besh dicka per ta kaluar kete gjendje ne menyre me te lehte.
Une kam qene duke vrare veten 2 here,mendoj se edhe gjendja ime duhet te jete serioze ne krahasim me tenden.Tani jam shume me mire.Dua te te jap disa keshilla mbase te ndihmoj.Une jam kundra ilaceve por ti mund te besh si te duash, vetem se duke bere keshtu nuk do te jesh ne gjendje te kontrollosh veten sepse do ti biesh shkurt duke pire ilacin.Edhe une qaj shume tani qaj me pak, dhe eshte mese normale tek njerezit e ndjeshem.
Kur me vjen per te qaj une qaj e nxjerr hidherimin por mundohem te mos shkoj shume gjate.Une p.sh ne ato momente flas me dike ose degjoj muzike te gezueshme ,kercej ose bej ushtrime te shoqeruara me muzike edhe pse nuk dua e detyroj veten ta bej sepse e di qe me ben mire si puna e ilacit tend.Kete mund ta besh perdite edhe pse sje e merzitur.Me pas bej nje dush te keshilloj dushin 2 here ne dite.
Mundohu te punosh me veten dhe ti pranosh gjerat dhe boten ashtu sic jane, mendo vetem gjera te bukura dhe behu optimiste per cdo gje.
Mendo se sa e bukur eshte jeta , dielli ,deti,njerezit beji gjerat ashtu si te pelqejne ty dhe mos i kushto vemendje se cfare mendojne te tjeret per ty.
Duaje she respekto veten dhe kujdesu per shendetin duke ngrene fruta dhe perime dhe proteina. Mos ha sheqerna, mos pi kafe, alkol cigare.
Te gjithe e kene dore vete,je ti ajo qe kontrollon, bosi i vetes tende.
N.q.se depresohesh ne vend qe ti japesh doren depresionit kthehi kurrizin.
D.m.th. ne ato momente sduhet te te vije keq per veten dhe ta meshirosh duke e pushtuar mendjen me mendime te keqia por behu e ndergjegjshme
dhe mundohu te analizosh veten. Pse po me ndodh kjo gjendje duke menduar dhe vepruar kundra gjendjes tende. Mos bej panik thuaj vetes kjo s'eshte gje dhe ti mund ta mposhtesh. Sot njrezit nga deshira per jeten po mposhtin kancerin.
Kam besim se mund t'ia dalesh.
Une tani jam shume mire dhe nganjehere edhe depresohem por e kaloj shpejt dhe nuk bej ilace.
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.