Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Io so che tu sai che io so (1982)
Regjia: Alberto Sordi
Skenari: Alberto Sordi, Rdolfo Sonego
Aktore: Alberto Sordi, Monica Vitti
Ne jeten e nje familjes Bonetti ndodh shpesh te kete zenka dhe sherre. Dy partneret nuk gjehen me njeri tjetrin dhe raportet e tyre seksuale jane rralluar. Nderkaq vajza adoleshente flet me te atin ftohte dhe me rrokje. E cfare ka per te zbuluar ne nje familje e tille? Burri (Fabio Bonetti) mendon asgje, por pergjimet aksidentale te nje detektivi privat do ndryshojne raportet brenda familjes pergjithmone. Zbulohet keshtu qe vajza e tij nuk eshte aq naive sa duket, ndersa gruaja po kalon periudha te veshtira qe gati-gati e çojne te ndahet nga burri. Por zbulohen edhe shume evente te tjera qe duhen pare gjate filmit. Fabio Bonetti zbulon mbi te gjitha se sjellja e tij e deridjeshme eshte harbute dhe kjo vjen nga mendimi se familja eshte ajo qe eshte, e patjetersueshme. Keto ngjarje do hapin dyert me te fshehta qe (ne shume familje) nuk thuhen dhe do perplasin imazhin e kristalte me realitetin e perditshem. Ne gjithe kete histori komshinjte e tyre jane metafora e asaj qe mund ti ndodhte vertet nje familje ne keto kushte. Eshte pikerisht burri i komshies qe ka kerkuar pergjimet dhe jane te ngjashme historite e dy cifteve.
Nga ana artistike filmi s'ka ndonje vlere. Fotografia eshte e dobet dhe skenat disi te zgjatura e pa fantazi. Por kjo eshte normale ne gjithe filmat e Sordit. Atij i intereson te tregoje historine dhe jo te krijoje dicka te pelqyeshme per syrin. Dhe ne qellimin e vet ja arrin shume mire. Eshte fakt per tu vleresuar mungesa e tragjedise dhe drames qe do pershkonte filmin po te ishte prodhuar ne Shqiperi. Edhe njehere kinematografia italiane di te tregoje histori te medha pa u qurravitur dhe me nje kthjelltesi qe i le hapesire shikuesit te mendoje vete.
Ashtu si shume filma te krijuar nga Sordi, ky eshte nje tjeter krijim social, ku nga fillimi deri ne fund preket intimiteti dhe delikatesa e nje raporti. Eshte veshtire qe dikush mos te gjeje veten apo prindet ne ndonje aspekt filmik. Dhe eshte nje histori qe tregon sesi askush s'mund te jete i sigurte per ate qe e rrethon. Filmi stimulon te shikohet raporti me partnerin ndryshe dhe per kete ka nje karakter shume edukativ.
Filma te tille do ishin te rendesishem per edukimin e te gjithe brezave ne Shqiperi. Ndodh shpesh, ne fakt, qe raportet familjare te bien ne nje monotoni qe nuk tundet kurre, sidomos pas marteses. Dhe ndodh qe familjet te vazhdojne nje raport te semure per hir te "sigurise" se qenies bashke. Ky film eshte reminishenca e nje eventi te forte qe do bente pjesetaret te mendohen.
Cifti Sordi-Vitti ka bere disa filma te bukur (me i njohuri "Amore mio aiutami", 1969, prape me regji te Sordit). Monica ne kete film eshte e admirueshme dhe aftesia e saj akteruese perkrah zhdervjelltesise se Alberto Sordit tregon nje pjekuri te vecante artistike.
I vetmi fragment qe gjendet ne Youtube (diku nga fillimi i filmit):
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.