Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 17 Gusht 2006 - 00:39:

Midis dy çastesh mbushet e zbrazet baloni i frymës
Nuk di kush jam, levozhga vallë apo ajri ndërmjet?
Arrë e trurit është edhe ajo thelb plot me rrudha
Nuk di ç`të bëj, të notoj thua përkundër rrymës?
Apo të dal matanë ne bregun që duket si i shkretë?
Labirinte janë qëllimet, largim nga fillesa udha
Më jane rënduar qepallat nga peshë e brymës...

Kur të më mbyllë sytë një ditë një dorë e panjohur
E brenda të ndizet drita ndërsa hijet mbesin jashtë
Ndoshta do buzëqesh kur te shoh ne brave çelësin
“Paska qene kaq e thjeshtë!”-do psheretij i lodhur
Duhet vdekur për të kuptuar pse ke mbetur gjallë
Duhet kaluar anash per të gjetur ku ështe mesi
Zogjtë fluturojne akoma edhe kur kane ngordhur...


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.