Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
...
Me ndjek nga pas aroma e lekures tende
si fantazmat e e se kaluares me persekuton
me kafshime dhimbjesh me gervishje shpirti
me verbime endrash ndergjegjen memece mashtron.
Do ta thuash nje fjale por smundesh
Smundesh heshtjen ta vrasesh per nje cast
Ne djalle le te vej dashuria mikja ime.
I perjetshem qofte kujtimi i saj...Ndjes past.
Aroma e lekures tende e mbyt apatin
Me kujton nga hera qe ndergjegjen se kam Zot
Zgjohem nga makthi i kujtimeve mazokiste
-Me fal, padashur vrava nje lot...
Nuk dua ti jap Botes ngjyren e syve te mi,
bota do te shohe vetem zi...
Dua qe bota te shijoje ngjyren e syve te Tu, qe kaltersisht,
reflektojne te bukurin qiell Blu...
Nuk dua ti jap botes Buzeqeshjen time, do ngrihet e tera si Antarktike
Dua qe bota te gezoje tende, te ëmbel buzeqeshje, qe naten
per nje çast e kthente ne dite....
Nuk dua ti them botes te dua, do te ishte çmenduri,
se bota brenda meje u shemb, ate dite qe u largove Ti....
Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Nuk dua ti jap Botes ngjyren e syve te mi,
bota do te shohe vetem zi...
Dua qe bota te shijoje ngjyren e syve te Tu, qe kaltersisht,
reflektojne te bukurin qiell Blu...
Nuk dua ti jap botes Buzeqeshjen time, do ngrihet e tera si Antarktike
Dua qe bota te gezoje tende, te ëmbel buzeqeshje, qe naten
per nje çast e kthente ne dite....
Nuk dua ti them botes te dua, do te ishte çmenduri,
se bota brenda meje u shemb, ate dite qe u largove Ti....
Kotka moj xhan edhe pse un jam Pleshtja ti me je ngjitur me keq dhe po me pickon ...ha ha ha ha...
Nejse gjithe te mirat e dashur dhe faleminderit.
Ata ishin mbledhur te gjithe perreth tij.
Ishin engjejt e vjeter ata qe perbenin jurine hyjnore.
Engjelli Gabriel ishte gjykatsi ,ishte ai qe perfaqsonte fjalen e perendis.
Ishte ai qe hakerrehej se ky engjell i ri kishte thyer rregullat hyjnore te engjejve.
Engjelli qe gjykohej rrinte krenar para te gjithe asaj jurie .
Me shikimin e perqendruar buzeqeshte dhe me veten peshperiste - Une skam frike nga asgje ,as nga ti...
Engjelli gabriel mori fjalen- Ti engjell ke thyer rregullat qe vete perendia kishte vene . Ti ke bere dashuri me nje mortale .E ke dashur , e ke mashtruar se do ti falje parajsen .
Ti ke dashur ti vjedhesh shpirtin dhe ta besh tendin.
Ke dashur te behsh perendia e saj duke ditur qe perendia eshte nje e vetme dhe ti je sherbetor i tij.
Si shfajsohet ...
Ai buzeqeshi dhe zeri i tij si renkimi i nje foshnje lindi duke belbezuar
-Une e dashurova ate njeri, e pranoj.
Jam fajtor sepse e desha qe nga momenti i pare qe syte e mi u prehen mbi imazhin e saj.Jo shpirt nuk e vodha jo, ne ishim dy trupa nje shpirt .
Une u dashurova pas gjithckaje qe asaj i perkiste .
U dashurova pas zhurmes se hapave,pas vibrimit te zerit,pas siluetes se saj.U dashurova pas lotit nen qerpik dhe une u bera lot i saj ,linda dhe vdiqa sa here qe ajo qante.
Une jam engjell dhe vdekjen se njoh por me ate e ndjeva se po ndodhte.
U dashurova si i marre dhe u ndjeva njeri ne ate cast ,u bera me shpirt ne ate cast.
Une nuk e mashtrova kurre,thyeva krahet e mi prej engjelli vetem qe ti rrija prane .
Bem dashuri dhe une atje pash parajsen e vertet ,nuk ka ferr qe do te me friksonte qe tani e tutje sepse une isha pjese e saj.
Une per te u bera vesa e mengjesit,ylberi pas shiut,agimi i endrave ,perendimi i dhimbjeve, puthja e pafundme .
Ajo per mua ishte perendi ,zot mbi zota ,engjell 1000 fish me shume se une ,ajo ishte vete dashuria.
Une e desha , e desha me shpirt megjithse shpirt nuk kisha ,megjithse ...
Une jam fajtor sepse desha dike.
Une jam fajtor sepse thyeva rregulat e perendis .
Une jam fajtor per gjithcka e pranoj.
Por edhe ne ferr nese me coni unenuk do pendohesha kurre qe e kam dashur.
1000 here te kthehem mbrapa 1000 here do ta beja .
Une e desha ,une e dua dhe do e dua deri ne perjetesi.
Me beni mortal ju letem ,dua te behm njeri qe te jetoj me te dhe te vdes me te.
Ju lutem perjetesin nuk e dua pa te.
Kurre pa te.
Engjelli Gabriel u ngrite dhe tek tempulli hyjnor fjalen e perendis tha -Engjell do te vi nje dite ku vdekja do te bej vizit ,deri atehere jeto si njeri dhe dashuri si engjell.
Mire u takofshim ne diten e gjykimit...
Diabolic, ma more shpirtin...
Bravo, mos pusho se shkruari.
Respekte.
Qaje o qiell per mua, me plot arsye jam i mjere sot si trung i thate, rri i shtangur dhe pres stuhine e fundit si shprese e vetme per te humbur egzistencen, me ka ngren shpirtin fati i rendomte besoj se e ke pare o qiell
eshte e pakuptimte nese shpresoj sepse casti solemn ne mos ardhte sote
sigurisht shpejt do te vij sa me pak lendime kur vizioni eshte plot e perplot,..ne me qash , me qaj o qiell ,si rreze qe vjen mua me dergo ne diell,ta ngrohi ne te njejten kohe ta shkrumboj zemren qe te realizohet e shumepritura lamtumire mjerim.
I mbytur ne erresire jetoj harrimin, lageshtira e viteve me afron thatesiren,
ne burg te persosur vuaj denimin, larg qenjes sime, flak deshiren,
te perjetshem kam lotin, edhe nese jetoj te kalbur e kam dheun, nese kam mbaruar qe te ben dem jeta e kuptoj, trembem nga koha qe e tille ka vijuar.
udhetimi im
Endem neper trotuaret e botes
duke vershuar si nje stuhi
per te anashkaluar fatin.
Ndiej nje freski
ndiej edhe ca lote
ndiej dhe shume malle.
Do te paguaja shume
qe te isha dhe njehere femije
te me kthehej edhe nje mundesi tjeter te emigroja
sepse ndoshta tani do me kishte mbaruar misioni.
Nganjehere pesimizmi nuk kane ndonje ndryshim te madh nga une
Koha e ben kohen e veshtire
loti mbyt lotin
por malli nuk e mbyt mallin kurre.
Endje ne keto trotuare te mallkuar
si nje zog ne kerkim te ushqimit
ku veshtiresohet arritja e suksesit nga krahet e thyer qe posedoj.
E kam dhene borxh rinine
dhe do me kthehet me emer tjeter , pleqeri
nuk e di se ku do e marr ate force qe ta pranoj kete kthim borxhi
i cili me shkaterroj.
Para disa vitesh mendoja kthimin
dhe po te ndodhte ne ate kohe qe vendosa
kohe e mrekullueshme do te ishte.
Nuk do kisha me malle
loti do te vdiste
rinia do te jetonte
ndoshta me e gjate se me e gjata.
Por jo
kjo enderr mbetet enderr qe nuk kthehet kurre ne realitet
dhe per kete ndiej dhimbje.
Nganjehere qesh me veten
ndoshta dhe me tjeret
por surrati eshte si rroba qe vesh
apo si corapi qe mbath
gjithckaja eshte shpirti qe njeriu ka
dhe ai shpirt me renkon gjithnje
dhe nuk qesh kurre.
Jeta ishte me e rendesishmja
dhe jo keto letrat e felliqura.
Shume here njeriu gabon
sic gabova une.
I mjeri ai qe paguan me rini
sepse nuk paska gje me te rende ne kete jete kafsherore
ne kete jete vrer gelltitese.
Ne keto trotuare do kem nje varr
dhe kembe te palara do shkelin mbi mua
por askush nuk do kete faje per kete
sepse ne keto rruge humba gjithcka me dashje.
Nje ulerime degjohet
por nuk eshte ndonje ujk i terbuar
eshte nje dhelper e ngordhur qe eshte shfaqur fantazme
dhe po tremb boten e varfer timen.
Ne nje cope qelqi po shikoj nje ngordhesire dhe po e urrej
duke harruar se kjo pasqyre jomagjike vetem ben detyren
reflekton peisazhin.
wow Vlora, me mbushe syte me lote.
Bota e shpirtit tend qenka shume e paster, (je ndryshe nga c`te mendoja.)
pse si me mendoje? rrebel ? lol
hehehe
ti po iken por per pak kohe
e un vetem do te jem serish
te putha fort ne syt me lot
s'te tradhetoj te thash , ta dish
u ndodha pra vetem per qejfin tim
dhe brodha nat e dit i lumtur
i ndrroja dashnoret ne flirtim
e cdo gje pa ty me dukej me e bukur
por , ditet kaluan e erdhe ti
e un si i lidhur ne zinxhir
rrija me ty , e me ikte truri
me shume neteve rrija i pir
ah sa shpejt kaluan ditet ne vetmi
kto dite pa ty , ishte mrekullia
e tani prap ne burg , i lidhur rri
e ne shpirt bertas : RROFTE BEQARIA.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.