Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 566 567 568 569 570 571 572 573 574 [575] 576 577 578 579 580 581 582 583 584 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Dita ka vue_ kryet n’prehen t’diellit
e po i _rrfen t’pa thanunat e mbarmjes t’kalueme.
Po_ tregon me andje
si andrrat_ qendiseshin reve,
hije t’pa forma arrnueme qiellit.
Si sytë nduknin Hyjntësitë
që n’yje kureshtarë kishin ndezun
ekzistencen e tyne.
_
Rrfente se si dashnitë
ishin shtrue rreth’rrotull
si çarçafë pafajsie
e n’to fshiheshin pa teklif
gjurmt e natës t’bamun pis
me errësinë.
S’dihet kur e si
rrfimi kishte fillue,
s’dihet as si e qysh
dita bahej natë
e nata çilte si syth në nji minut.
Vetëm kur degët e ditës
kputeshin krahëve t’natës
si dhimbje që kërkon me u shërue.
S’dihet as kur flinin andrrat,
apo n’cilin fyt t’etun për zbrazëti _
derdhej gotë e kohës!?
Xhurulldi Hyjntësish që linden
vend e pa e vend,
në maternitetët_ imaginer
ndërtuem mbi gërmadhat
e dashnive t’harrueme
n’braktisjen e shpirtrave.
Vetëm nji gja dihej me siguri:
që në nji natë shtrigë si ajo e mbramshmja
kishte lindun nji dashuni!
16.12.2011_©
_
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 566 567 568 569 570 571 572 573 574 [575] 576 577 578 579 580 581 582 583 584 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.