Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 568 569 570 571 572 573 574 575 576 [577] 578 579 580 581 582 583 584 585 586 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Dashuni
Çmenduni e saj
vrapon, rend, ndalet e pushon,
qiellin dramcon sipër çative
si thërrima buke për zogjt skllavëruem
n’krahnor t’huej._
Lakmojeni,
dashurojeni,
përbuzeni e _në fund dashurojeni përsëri
o vdekatar!
Sikur t’ish e para herë,
që ju rrëzoheni syve t’saj,
gjunjëzoheni buzëve t’saj
e këndoni t’lutunat e t’premtes shenjtëruem
kofshëve të saj.
Ju, frikacakë të dashunisë
lajmëtarë _krahë cunguar
ndjenjave të trazueme,
zvarriteni netëve,
nën çarçafët e dehjes.
Kërkoni lëmosh’ dashnie,
n’tavernat e natës
që naltohen para dhimbjes tuej
si faltore mëkatlarjesh.
Çlirohuni kuaj t’dhimbjes,
shkëlmoni me patkonjtë e tërbimit
shpirtin tuaj mbetur peng shekujve
kryqëzuar n’boshtësi sysh
që krahërrahen zogjve t’erës
me fole t’nëpërkëmbuna qosheve t’jetës.
Lutuni,
përgjërohuni e puthni me lotët e pendimit
barkun ku flen britma e jetës!
_
17.12.2011 ©
_
ps: Faje, merci shoku..
_
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 568 569 570 571 572 573 574 575 576 [577] 578 579 580 581 582 583 584 585 586 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.