Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
loja me imagjinate
Jam anetar i ri ne kete forum.rastesisht permes nje web sajti tjeter me erdhi kjo tem mbi te cilen keni debatuar dhe fillimisht aq me pelqeu sa tash e tutje do te jem anetar i rregullt i ketij forumi.uroj te jeni duke kaluar bukur dhe urime per 2007.
jane shume terheqese pjeset e vendosura nga Agata por mua shume me ngacmuan shkrimet nga katilesha....?sa nga imagjinata ime sonte dal si nje gjuetar i mendimeve te shprehura nga katilesha007. Mu kujtua nje thenie qe dashurin e krahason me "pishinen"ku te gjithe deshirojne te bien ne kete pishine.une ne kete rast nuk deshta por me rreshqiti kemba dhe rashe ne dashuri me shprehjet e tua. mbi kthjelltesin e ujit qe buron mundohet te nxjerr koke ky gjykim i im i papritur...dhe arsyeja e joarsyes sime aq forte ma vret arsyen sa me plot arsye "ta them; ta shprehi; ta pohoj;bertas" se te "te dashuroj".
Ngadalë vdes
Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?
Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...
Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."
ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.