| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
Brigel: Fitorja nuk do të ishte çudi
Trajneri gjerman deklaron objektivat e kuqezinjve për miqësoren me Suedinë që do të zhvillohet në “Qemal Stafa”.
Trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel beson se të përzgjedhurit e tij do të arrijnë të bëjnë një paraqitje të mirë në miqësoren me Suedinë. Vlerësime maksimale për kundërshtarin nga ana e gjermanit duke e etiketuar si një nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por në të njëjtën kohë ai thekson se lojtarët e Kombëtares nëse do të jenë në një ditë të mirë do të bënin çudira në “Qemal Stafa”.
Një miqësore luksi ku përveç eksperimentimeve të mundshme do të kërkohet dhe rezultati. Sipas gjermanit një fitore në këtë ndeshje nuk do të ishte çudi. “Është një ndeshje miqësore ku lejohen edhe eksperimentimet. Do të vihemi përballë një kundërshtari si Suedia i cili duhet të pranoj se është një nga skuadrat më të mëdha të Evropës.
Gjithsesi përsa i përket rezultatit një fitore për ne nuk do të ishte surprizë. Nëse do të jemi në jë ditë të mirë do të na buzëqeshë fitorja”, ka theksuar gjermani. Ndërkohë që Brigel është ndalur edhe njëherë në turneun e Norçias duke përmendur elementët që u fituan nga ky aktivitet.
- Keni përpara një ndeshje miqësore ku do të viheni përballë një kundërshtari si Suedia. Çfarë do të synojë Kombëtarja në këtë takim?
- “Kjo ndeshje do të thotë shumëpër ne. Suedia në lojë ka shumë ngjashmëri me Danimarkën, të cilën e kemi në grup në eliminatoret e botërorit. Mund të them se është një nga skuadrat më të forta të Evropës dhe këtë e ka treguar dhe në eliminatorete evropianit ku është kualifikuar pa asnjë problem. Ne do të eksperimentojmë por do të mendojmë edhe për rezultatin. Nëse do të jemi në një ditë të mirë një fitore e arritur nga ana jonë nuk do të ishte çudi”.
- Lojtarët e rinj që keni grumbulluar dhe që vijnë direkt nga Norçia mos ndoshta do të thotë se ishin më të mirët në këtë turne?
- “Natyrisht që ka lojtarë që janë dalluar në Norçia por që nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Suedinë. Në miqësoret e tjera do të ketë emra të tjerë lojtarësh që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Norçia. Dua të veçoj Kapllanin, Bylykbashin, Mancakun, Xhafën, Pishën si dhe Beqirin, i cili është grumbulluar për këtë miqësore”.
- Mungesa e tre lojtarëve të Tiranës për këtë miqësore Dabulla,Muka dhe Dede mos ndoshta ka lidhje me mosardhjen e tyre në Norçia?
- Përsa i përket Dabullës unë mendoj se ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe duhet të bëhet më profesionist. Ndërsa për Deden dhe Mukën ata kanë njoftuar se janë të dëmtuar dhe unë nuk i kam thirrur. Të dy këta lojtarë do të vazhdojnë të jenë pjesë Kombëtares.
- A është Brigel një menaxher i lojtarëve shqiptar?
- “Në radhë të parë nuk është detyra ime që tu gjejë lojtarëve skuadër. Nëse menaxher apo drejtues skuadrash më pyesin unë jap mendimin tim dhe kjo është mëse normale. Mund të them që sado të rritet kampionati shqiptar nuk mund të prodhojë lojtarë që të jenë në një nivel të lartë. Do të ishte mirë që një lojtarë i ri dhe që ka dëshirë për tu bërë i njohur duhet të kërkoj të gjejë një skuadër të madhe”.
- Gjatë kësaj kohe të kanë pyetur për ndonjë lojtarë shqiptar?
- “Më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur për lojtarët që luajnë kryesisht në Gjermani. Kanë qenë menaxher të ndryshëm që janë interesuar. Mund të përmend Aliajn, Çipin, Beqirin apo Shkëmbin”.
- Po ju vetë keni bërë ndonjë sugjerim për ndonjë lojtarë?
- “Une e thashë edhe më parë që kur më kanë pyetur kam dhënë mendimin tim. Por që të marr vetë inisiativën i pari dhe të jap sugjerime nuk ka ndodhur asnjëherë”.
- Po në Norçia kishte interesime nga ana e menaxherëve të huaj?
- “Unë nuk kam patur kontakte me menaxher të huaj. Di që shumë prej tyre kanë qënë të pranishëm në Norçia dhe kanë vëzhguar lojtarë”.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.