Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 17 Mars 2005 - 03:24:

Bombardohem me stimuj,bombardohem me mesazhe,pyetje,me kerkesa qe kerkojne vend ne deget e momenteve te mi te trungosur:blime,merrme,degjome,folme,shikome,ndihm
ome,prekme,dashurome….Kam dhe une nje kerkese,ju lutem eshte vetem nje ndaj plotesojeni,HESHTNI.Kam nevoje per kohe,kam nevoje per kohe te rri me veten,te ve cdogje ne nje vije.Ndiej deshperimin e mendimeve te mia qe kerkojne pak vemendje,aty i kam palosur ne mendjen time…ashtu sic palos rroba te cilat ndoshta s’do i vesh kurre.I kam blere,hum,se di as perse,ndoshta nga nje impuls momental.


Shpesh thone qe cdogje e bukur ne jete nuk do ishte e tille po mos te shoqerohej me dhimbjen e rritjes,por,cila eshte vija ndarese ne mes te dhimbjes te rritjes dhe mazokismit?

Je cdogje qe s’do mund te jem ne jete,edhe pse do e deshiroja por ti e di qe s’mundem,shpesh me mungon guximi.Dhe kjo jo nga frika per te humbur une si individ,por nga frika e nje humbjeje kolektive te mundeshme.Sahere kemi folur per kete “mos-kokecarjen” qe kisha shpesh ndaj vetes?Nese humbim dicka dhe di qe pasojat jane vetem te tuat atehere asnje problem,faji yt,por kur kupton qe s’je vetem ti ne loje…
Ne nje forme jane pikerisht njerezit qe duam me teper ne jete qe formojne rrjeta te padukeshme detyrimesh morale,e me e bukura eshte qe jane gjera qe s’kane kerkuar asnjehere.Shpesh mendoj se si do ishte qofte dhe per nje dite jashte asaj rrjetes,si do shijonte liria e vertete.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.