Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Mbret ...homazh beqarise vertet e lezetshme..me fund per ty
(shpresoj te mos jete reale
)
Ti e vrave dashurine me afshin tend pervelues ja more frymen.
Ashtu pak nga pak se doje ta shijoje deri ne fund agonin e saj , perendimin e nje ndjenje...
Ti ishe me bukura midis yjesh ,ti ishe ajo qe djemve i erresonte syte me copeza pasioni te bere pluhur .
I krehe floket e gjata dhe makiazhin cuditerisht vendose mbi fytyre .
Aromen tende mbeshtolle rreth vetes pastaj rrugen more drejt se panjohures.
Gjithcka heshti ,me pas u degjua jehona e nje klithje.
Ti e vrave dashurine ...
Thone se u bere xheloze pas saj...
...
Do harroen puthjet
perkedheljet gjithashtu.
Do harroen endrat
premtimet sdi se ku.
Do harroen fjalet
-Te dua me shume se kjo jete
Dhe me qindra betime
do te themi-S'eshte e vertet
Do harroen fytyrat
sdo kemi me as hije nga pas
Sdo te kemi kujtime dhimbjesh
as urrejtje qe nga pak te na vras.
Do harrojm gjithcka
edhe ndjenjen qe nga vdekja na mbron
do harrojm edhe shpirtrat
edhe diellin kur agon.
Valle...A do jemi te lumtur
mengjesi pa njeri-tjetrin te na zgjoj?!
Do arrijm e marrim fryme pa njeri-tjetrin ?
Ti si thua ...? Une sbesoj...
Harrove dhe "h"_te me duket
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
E lezetshme poezia
Serish ne, -ditet e mia pa TY.
...do harrohen zerat, te qeshurat do harrohen;
format e buzeve te fryra,
afshit te mallit do i bashkohen.
netet do harrohen,
klithmat gjithashtu,
hapat e lehte si plaget,
qe hodhem detit blu...
Do harrohen emrat tane,
xhirot do harrohen;
edhe arome e trupave tane,
me harrimin tone bashkohen!
...
Nuk do harrohet kurre
vec shikim i fundit,
duart e mbeshtjella ne zemer,
- tek thonin lamtumire!
...syte e shpirtit tim,
do t`kerkojn & n` enderr,
sepse kurre s`harrohen,
syte e TU qe ndrijne!
Enya.
kujtimi im (personale)
sa dite kane kaluar ?nuk i mbaj mende
pak apo pak si shum me duket!!!!
sa lote kemi derdhur ato dite te mallkuara
me kujtohen, shume, pa fund
ishim te dy o zemera ime, ishim ne
e tani jemi ata.....
e di....dhe e meritoj haresen tende
e kerkova vete.
me fal o shpirti im me fal qe te lashe te lire
me fal dhe per dhimbjen qe krijova
e premte i shte ajo dite (dita ime e fatit)
e tani ....
te premten s'e duroj dot (me sjell ters)
e premte eshte dhe sote pas kaq shume kohe
hej
doja te te thoja vetem qe te dua
te kam dashur dhe do te dua gjithmon
faleminderit per gjithcka
lamtumire
ajo vajze nuk ka folur asnje fjale kur i thashe keto
dhe ndoshta beri mire
U Ndame
U ndame si dy hije te trembura
Qe as te qanin nuk guxonin
U ndame dhe as lamtumire
Njeri-tjetrit nuk mundem ti thonim
U ndame pa folur pa u pare
U ndame pa qeshur pa qare
U ndame pa puthje perqafim
U ndame te heshtur e te vrare
U ndame nje nate, nje dite
U ndame nje muaj, nje vit
U ndame si dy zogj ne fluturim
Ti drejt fatit tend, un drejt fatit tim
Re: Harrove dhe "h"_te me duket
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
E lezetshme poezia![]()
Hapat e tu mbi lekuren time
klithin si foshnje mbi djepin e permbysur.
Renkojn lotet kacavirrur mbi qerpik
syte nga pesha e tyre kane frike.
Ti ecen mbi ndergjegjen time
endesh si fantazem e diteve te humbura pa ty.
Skeleti i nje dashurie te humbur
kerkon nje shpirt ta bej varre.
Perse pikerisht une duhet te jem
varri i nje dashurie mazokiste ?
Perseri ti ecen dhe thyen brinje ndjenjash
dhe fjalet e tua rrjedhin serish neper venat e mia ?
Hej ... A e njeh kete kufom mendimesh ?
Jo... ?!
Jam une...
U ndame, si dy hije te trembura
Qe as te qanin nuk guxonin
U ndame, dhe as lamtumire
Njeri-tjetrit nuk mundem ti thonim
U ndame, pa folur pa u pare
U ndame, pa qeshur pa qare
U ndame, pa puthje, pa perqafim
U ndame, te heshtur e te vrare
U ndame, nje nate, nje dite...
U ndame, nje muaj, nje vit...
U ndame, si dy zogj ne fluturim
Ti drejt fatit TEND, un drejt fatit TIM
p.s. pershendetje Diabolic
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.