| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
sa shume paradokse brenda nje mendimi..... !!!
ti je nje case study e dashur... cheers

Zgjuar .......
Nga nje faqe ne tjetra dhe shkronjat zhnderohen ne mendime...
Paradoks!
_____Ne ERRESIREN e nates dhe ne NDRICIMIN e drites mendimet vallezojne. Partner kane kujtimet qe lundrojne ne lote.....
~~~~~~~~~~~~~~~~~~XXXXXXX~~~~~~~~~~~~~~~~~
Iku larg....dhe ti zvariteshe tek i afroheshe ngadale ndersa ajo serisht te cirte me embelsine tronditese lajkatare. I dhe doren dhe per cudi se kapi. Te ledhatonte nga larg e heshtur duke te genjyer "DO KTHEHEM PERSERI"
sa e bukur aq dhe e veshtir
ajo buzeqeshje femie dhe ai shikim aq i embel depertuan thell ne zemren time dhe e mbushen me shume dashuri dhe ndjenje. Ato jane rrenjos aty dhe asgje e askush si largon dot.
Po si tja bej qe te jetoj dhe ca caste me kete enderr qe me nis drejt fluturimit te magjis,e lumturis duke me zhdukur cdo gjurme merzie e trishtimi?????
Sa keq qe je vec nje enderr.
Apo je genjeshter qe kerkon te me mashtrosh ,te me cosh ne ate bote per femie,ku cdo gje eshte kaq e paster,naive e sinqer ,kaaaaq e persosur.
Te lutem mos me lendo ,me ler te kthehem ne boten e vertet ,te egren,hipokrite ,mashtruese dhe te pameshirshmen.
3 sekonda te thuash: "Te dua ty".......
3 ore te sqarosh se c`deshe te thuash me ato fjale
dhe do te nevoitet e gjithe jeta te vertetosh ato 3 fjale................
-''Je shoqja me mire qe kam pas dhe qe kam.''Sa me gezuan keto fjale,ndoshta vetem fjale!
-Me kane mesuar te them gjithmone te verteten..., dhe eshte dicka qe une e cmoj tek c'do kush sado e hidhur te jete nje e vertete.Nga1here mund te genjejme nga dashuria e madhe qe kemi per dike.., Frika per te mos e humbur ate qe duam shume,arrijme te genjejme.. pa ditur se ngadale helmojme veten.
-Jo te gjithe mund ta kuptojne te verteten ,vetem ata qe kane forcen qe te njohin thellesisht. Keta persona jane shume te radhe..
Kembet nuk ndjejne token. Fluturoj ne ajer dhe hidhem lart e me lart sepse eshte nje shenje atje ne ajer qe jam e vendosur per ta kapur!!!.....Perqafoj endren e heshtur dhe buzeqesh duke menduar se si me pelqen te zbuloj shpirtin dhe perlat e njeriut te cilet te ndimojne te jesh i vetedijeshem ne eren delikate te shpreses.....
Nuk e di pse mu kujtua shoqeria......
Nje reth i vogel ....por kete miqesi e mbaj te shtrenjte dhe mundohem me te gjithe forcat time te jem besnike dhe e besueshme, megjithate si mund te ndryshoje 360 grade nje njeri duke u zhnderuar ne katile dhe zemergurt ndaj asmit ????
Pyes veten si te mos marre njeriu cdo gje personalisht pasi reagon emocionalisht per cdo gje qe kalon ne eksperience. Ironia dhe hakmarja jane pergjigje te shtypjes dhe mainpulimit. Nuk do ishte me e lehte shprehja e ndjenjava para se te maresh veprime fizike, para se te vesh ne radhe prakticizmin e asaj qe do besh dhe para se te llogjikosh dicka intelektualisht.....!!!!!!!
E kapa castin mendor dhe e hodha ne nje forme elektronike e ndertuar vetem nga 2 numra 0101 ne ndjekie sysh...........
Edhe grimcat e mendimeve ne forum i ngjajne jetes se perditshme. Dikur shkruheshin ditare te gjata dhe reflektime te plota. Tani shkruajme te gjithe shpejt e shpejt, sikur frenezia e jetes te kete zbritur edhe ketu.
pergjigja "nuk e di" ndonjehere eshte me e thella dhe me dinjitozia....
Mendimet jane te shumta si ata trenat qe ikin e vijne dhe ashtu ne shina japin fishkellima. E lodhur per te shijuar kete kohe qe ma ben me sy gjithmone sot si per cudi nuk me ben pershtypje. E shikoj me ironi per qetesine qe reflekton. Rezet e diellit sikuar duan te hedhin nje sy afrohen ne dritare Flete...libra....gazeta ....revista....te shperndara reth e rotull me japin dhimbje koke me pengojne te perqendrohem.
Po afron valle fundi .....apo fillimi !!!!!!
| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.