Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 578 579 580 581 582 583 584 585 586 [587] 588 589 590 591 592 593 594 595 596 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga dylan datë 21 Korrik 2010 - 23:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Perfundimisht menyra si funksionoj eshte e cuditshme. Me duket sikur jam brenda nje rrethi, te cilit i shtoj hallka, por pa e prishur formen ekzistuese. Dhe rrethi vertitet me gravitetin e tij rreth meje dhe une se bashku me te, vetem se shume ngadale. Cdo njeriu qe ka lene gjurme tek une i perkasin ca hallka; atyre me te rendesishmeve u perkasin shume, por te shperndara ne menyre te njetrajtshme, qe ne cdo kend qe ndodhet rrethi ndaj meje, i kam perballe. Ka nga ato hallka qe nje rrotullim i plote, ne menyre qe te jene ne te njejtin kend si me pare, u zgjat me vite. Disa te tjerave ne menyre te perseritshme u ndodh cdo vit.

Mesa po arrij te kuptoj asgje nuk humbet, thjesht kalojne ne dimesione te tjera kohore ne lidhje me dimensionin ne te cilin gjendem ne nje moment te caktuar. Dhe me kalimin e kohes, per nje arsye apo per nje tjeter, rishfaqen ne dimensionin tim kohor, per disa fragmente. Per te ringjallur kujtime qe ishin arkivuar diku ne nje hapesire te shpirtit. Duket si nje nderlidhje botesh, si nje nderlidhje e vetes tende ne hapesira te ndryshme kohore, ku here je femije, here adoleshente, here e rritur. Krijon nje lloj shoku ne fakt, me te cilin duhet pak kohe te ambjentohesh, pasi truri punon me shpejt se zemra. Risjell fragmentet e jetes te mbartura me ngarkesa te caktuara emocionale me shpejt se c'mundet zemra te absorboje dhe kontrolloje gjithe keto clirime emocionale. Hutohem, por kur marr fryme thelle ndiej mirenjohje per cdo fragment, sepse jam e lumtur qe ndodhen apo ndodhin ne menyre konstante. E ndiej shpirtin plot, sepse me duket se rrethi im ka gure te cmuar, te cilet te bejne te ndihesh e pasur, jo materialisht, por e pasur me gjera me te rendesishme sesa parate.

Do ngre nje dolli per guret e cmuar sot ne darke qe te mos e humbin asnjehere shkelqimin.


wowwwwww


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 578 579 580 581 582 583 584 585 586 [587] 588 589 590 591 592 593 594 595 596 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.