Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kerkojme Argumente?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14160)
Postuar nga landi1 datë 13 Nëntor 2008 - 05:39:
Citim:
Po citoj ato që tha bblfree
Cdo dite e me pak i besoj debateve 'logjike' dhe cdo dite i besoj me shume Kantit qe thote qe Zotin mund ta gjejme jo me pervoja logjike, por me vepra.
Tolstoy86
Difekti me i madh i filozofise ose me mire filozofive eshte te qenit tejet subjektive. Mbi kete fakt nisin edhe spekulimet e pashterrshme gati gati c'donjerit i lind e drejta te hamendesoje se Kanti psh, ne postulaten te tij ka hamendesuar shokun Enver.
brockulla. veprat per "te mberritur zotin" jane dhe duhet te jene tokesore. veprime dhe perjetime te tilla. mendoj se jeta nuk eshte nje hapsire e vogel kohore e individit ne kerkim te zotit. Njeriu mberrin atje ku e con e panjohura por duke tentuar te kuptoje dhe njohe cdo dite e cdo nate... por jo te kuptoje zotin por ate qe shohim, prekim degjojme. Pa logjike psh nuk do i jepej mundesia askuj te behej publicist amator nder miliona te tille. kete t'a mundeson nder te tjera forumi. Po forumi eshte ndertuar dhe mbahet ne kembe me nje logjike te caktuar madje shpesh logjika teknike eshte shume precize.
Bisedat me zot nuk mbarojne kurre.
une per vete besoj ne nje Perndi por as e kam frike e as i pergjerohem. tentoj te arsyetoj ne nje baze logjike qe le te themi e kam dhurate prej Perendise...por kurre mbi dhe rreth saje. Shume bajate eshte te kalosh kohen dhe te tentosh perfeksionin duke llomotitur rreth "te gjithepushtetshmit" i cili nuk ka nevoje te lartesohet e as te ulet nga ne tokesoret. Ai eshte ose s'eshte dhe pike.
Duket si nje figure gjeometrike shpesh me disa dimensione ku individi behet me zotin si tifozi me nje ekip futbolli. Ne ndryshim nga tifozi po te jeshe me zoton parimisht je me me te fuqishmin e qejve dhe "perhapja e fjales se tij te ben ne nje fare menyre "zedhenesin" e vetshpallur nder qindra mijra profesionisteve qe tentojne te arsyetojne qe te tjeret te gjejne "rrugen e perendise" nderkohe qe vete jane rrugetar te perkohshem.
Ndojeher lexoj ndonje shrim qe eshte bicim laksativi. Individe te vecante ne 10 fjali perdori 100 nocione dhe fjale parazitare te huazuara duke te dhene pershtypjen se kerkojne te ndrihen ne lartesi te koncentruar mendimi, qe te tjeret te mendojne : sa i thelle qenka ky x/y. perpjekje te njejte ben edhe ateisti qe kundershton ate qe te tjeret e quajne "Zot i qiejve" te kundershtosh dicka te tille me bindje empirike ose jo, padashur individi behet "fitimtar kundershtues" ashtu s'i lartesite e besimtarit te thekur qe ne epshin e vet te predikimit eshte gati te besoj (po ti thone) se eshte kusheriri i pare i Allahut/Perendise/Budes.
te gjithe, edhe une qe shkruaj, perpiqemi te lartesohmi mbi te tjeret me ato qe themi. Nese ajo qe themi duartrikitet dhe pershndetet...ndihemi te gjthpushtetshem...sepse mendojme...arsyetojme dhe nuk sjellim ne forum gjetje arkeologjike qe te flasim e interprtojme "si kau peles" sic do te thoshte IQVlora.
jemi te nrryshm dhe shpesh mendoj se diversiteti; edhe ai i mendimit, e ben jeten me te bukur...
Cest la Vie...have your leaves all turned to brown, will you scatter them around you...
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.