| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Më pyet ç`mendoj e kur të them “Asgje!”, zbrazesh dhe ti
Qiell pas shiut, kraharor që tkurret ,frymën qe nxorre thitha
Fjalët rrudhen perdite me shume, pleq ulur anash sokakeve
Kujtimet janë shumuar, kryqëzuar, degëzuar ne pafundësi
E kthjellët ështe tani drita e syve, shpesh përjetuar e gjitha
Digjesha dikur, tani veç ngrohem i përfjetur sipër flakeve
Si ndjehem ta them po deshe, vetëm se ështe pa rëndesi
Për gjithë çka është e përkohshme, kohë, jetë apo vende
Do kalojnë të tëra ashtu siç po kalon tani kjo që po shkruaj
Edhe kjo tundje dore është e atij që largohet përgjithmonë
Veç se në kërkim te asaj qe nuk çbëhet po humbas mendjen
Sa më tepër plakem, aq më tepër bëhem në këtë botë i huaj
Ata që do e humbasin jetën, ata do e fitojnë prapë thonë
Kjo ështe asgjeja që mendoj, për t`ju përgjigjur pyetjes tënde...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.