Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Një pyetje për të gjithë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3108)


Postuar nga Piktor datë 14 Mars 2009 - 12:23:

Nacionalizmi eshte i demshem por jo i pa domosdoshem.

Perderisa egziston ne te gjitha shtetet qe na rrethojne pse ne qe jemi me te prekurit pse jo.
natyrisht qe flas per nacionalizem = dashuri per atdheun.
Ndoshta egziston ose keqinterpretohet nacionalizmi ne Shqiperi si urrejtje ndaj tjetrit.
Problemi qendron se nuk kemi qendrim te njejte kombetar dhe mendojme se tjetri eshte viktime e fese se tij apo e nacionalizmit etj.
Ne lidhje me librin ne fjale qe flet per albanezet e kaukazit disa njerez ne aparence ose nga titulli mendojne se kane te bejne me shqiptare gje qe eshte me se e vertetuar qe nuk kemi asnje lidhje, ai paragoni yt mes breshkes dhe maces me pelqeu. Kur flas per viktime, kam parasysh shume njerez qe rane viktima te librit te D'angely. Kam pasur rastin ta lexoj 4 a 5 vite me pare dmth ne 2005 dhe nuk gjeja asgje nga ato qe flisnin njerzit dhe asaj qe ishte shkruar ne liber.
Libri me pelqeu dhe menyra e trajtimit te gjuhes sone si dhe asaj te gjuheve te tjera ishte shume real dhe ne fund te fundit nuk bente gje tjeter vetem se arrinte ne konkluzionin se shqipja eshte gjuhe e vjeter dhe jo e izoluar siç ka qene mendimi deri ne periudhen kur e shkroi librin autori ne fjale.

Ajo qe kam thene qe ne postimin e pare eshte ajo qe ne duhet te mbledhim mendjen , pra te kemi qendrim te njejte kombetar pavarsisht nacionalizmit apo besimeve fetare etj.
Kjo dihet se nuk eshte e lehte per tu bere por as e veshtire, e gjitha vjen nga Kaosi qe egziston ne agjensite e informacioneve dhe shtepite botuese
dhe mungesa e nje vellimi apo enciklopedie te veçante mbi Gjuhen dhe historine e saj dhe mbi Historine e popullit shqiptar.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.