Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Pleshtja datë 19 Korrik 2007 - 01:40:

Te lashe duke qare, lotet shtrengoje ne trishtim
Ika si e marre, me vete mora mallin, zbrazetine, urrejtjen, dashurine.
Te lashe te gjunjezuar e i faleshe Zotit tend, shtrengoje dhimbjen qe zemren ta theu e lotet e dhimbjes si mbarte dot as dheu.
Ika pa deshire, me shpirt te vrare, zemren ne kraheror dot s’e duroja,
ika me koken te kthyer, se pas vetes po lija ate qe shume doja...
Oh jete mizore, ç’mister mbart ne vetvehte? Valle klithmat e dashurise nuk i degjon?
Perse thyen kaq shume zemra njerezish, perse kur ata veq dashurojne?!!!
Te lashe, ika, me nuk u ktheva…lotet e syve te tu endrra me jane bere,
Ika te lashe duke qare, per sa kohe?...ndoshta per nje jete te tere.


Postuar nga diabolic datë 19 Korrik 2007 - 03:34:

Sa ftohte paskem kete mbremje
çudi jashte bene grade dyzete
Nuk eshte se malli nuk me ngroh
èshte ftohtesia jote qe po me vret ...


Postuar nga Pleshtja datë 20 Korrik 2007 - 19:44:

Shikimi im s'e admiron me fytyren tende,
Zeri im nuk te ledhaton më me fjale,
tashme vetem heshtja e shpirtit tregon per ne.
Ajo frika e te zgjuarit nje mengjes,
per te zbuluar qe jemi te shurdhet,
qoftë dhe perpara dhimbjes.
E dija qe disa fjale, kurrë nuk do t'mi kishe thene
por sidoqoftë, i gezohesha shijes se puthjes tende,
perqafimit tend, ledhatimit tend....
Me kot tani lodhem te ndaloj keta lot,
qe po me shkyejne shpirtin, ndersa mundohem
te shtrengoj kujtimet, per te mos rëne ne boshllekun
e mbetur nga emocionet...
E ndjej qe po largohesh me shpejtesi,
si nje stuhi pranverore....
Do doja ti ngreja syte nga qielli,
me shpresen qe ne mjergullat e bardha,
te shihja buzeqeshjen tende....
qoftë dhe per te fundit here.


Postuar nga Enya datë 21 Korrik 2007 - 04:34:

Post ne ditet e mia pa TY...

Zgjodha TY,
rastesisht apo ishte e shkruar
me ty zgjodha dhe dhimbjen,
harresen,
kujtimet bashkuar!

Zgjodha Ty.
Shpirti qeshte,
enderrat merrnin krahe,
trupi ndjente,
zemra dashuronte.
Jeta dhe pse zgjuar,
enderrat, i mbulonte!

zgjodha TY...


Enya.


Postuar nga buzeqeshja datë 21 Korrik 2007 - 15:14:

komplimentat e mia per te gjithe juve qe keni shkruar me lart:
Diabolic- je njesh
enya-si gjithmone e vendosur ne gjerat qe do
Kati-shum e kendshme
edhe te tjeret qe spo u jap emra por qe meritojn komplimenta ju puc te gjithve



ps:sa inad me vjen qe sja them fare poezise


Postuar nga diabolic datë 26 Korrik 2007 - 15:59:

... Erdhi koha...

Eshte faji im ...
E di ...
Por hapat e mia ndonjehere hutohen ne vorbullen e te perditshmes dhe drejtohen drejt teje.
Gaboj e di...
E di qe per ty jam askushi .
Askush dhe asgje nuk me kthen me tek ti.
Por nuk mund ta mohoj qe te kam xhan.
Nuk mund ta mohoj qe sdo te te kem xhan ne perjetesi.
Keshtu qe jeto jeten tende dhe per nje cast kuptom dhe falme.
Thone se te gabosh eshte njerezore dhe te falesh eshte hyjnore.
Behu per nje cast perendi dhe falme sepse me mua nuk do te jesh me kurre perendi sepse une nuk do gaboj me .
Gjithsesi e kam kuptuar se te jetosh me imazhin tend si hije nuk eshte e lehte.
Nuk ka kurre kthim mbrapa... e di.
Jane fjalet e mia qe here pas here me thehen si thike me dy presa.
Here te vrasin ty dhe here me vrasin mua.
Ndoshta erdhi koha qe mos te te peshteperis me -Te kam xhan dhe me ka marre malli.
Erdhi koha te te them- Hej shpirt LAMTUMIRE...


Postuar nga GENTI_the_KING datë 26 Korrik 2007 - 16:02:

si zjarr u ndeze ne shpirtin tim

dhe vec tymi te mbeti kur u fike

me zorren e ujit ne dore qendroja

dhe therrisja: shyqyr qe ike..............................

 

 


Postuar nga briseide datë 26 Korrik 2007 - 16:15:

Ne ditet e mia pa ty...une i dua peshperitjet...ti nuk gabon,UNE GABOJ...po mbyll siparin ne kete teme,cdo gje qe them nuk eshte ajo qe dua...bie ne heshtje me mendimet e tua,i dua po s'duhet te me perkasin...mos ma thuaj ate fjale...kam nevoje te ti degjoj fjalet e tua,ne cdo kuptim ti thuash,nje egoiste po te flet...une jam enigma e vetes sime...


Postuar nga Pleshtja datë 26 Korrik 2007 - 18:15:

Un trupin tend ne duar e kisha
Por doja dicka me te embel per lotet e mi
Ti s'deshe tja dije prandaj rri tani, atje, larg ne Amerike
Mua mu thane lotet, me veshtiresi po te them... LAMTUMIRE.


Postuar nga diabolic datë 28 Korrik 2007 - 14:42:

...

Kam humbur fjalet ... ato mi vodhe ti...
Kam frike te te pershendes...pergjigja mund te me vras... e di...


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.