Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 586 587 588 589 590 591 592 593 594 [595] 596 597 598 599 600 601 602 603 604 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 21 Gusht 2010 - 00:55:

Shoh po te njejtat endrra, kam po te njejtat perfytyrime ne fragmentat e minutes, te njejtat deshira po ne ato fragmente te minutes, cohem me po te njejtin mendim, por nuk fle me po te njejtin mendim. Vras mendjen pse gjithshka u rishfaq kaq fuqishem pas nje periudhe harrese. Te jete relaps varesie apo kerkim i pavetedishem i te njejtit efekt, por te shkaktuar nga nje burim tjeter? Mungese euforie apo futje e pavetedijshme e vetes ne guacke?

Shume pyetje retorike, qe edhe pse pas kaq shume kohe nuk i marr vesh, ose bej sikur u jap shpjegim. Sa do doja nje fragment tjeter te te qindtave te sekondes, por qe kesaj rradhe te ishte "perfect timing". Te degjoja disa fjale qe i kam thene vete dikur dikujt, por qe anasjelltash te me thuheshin mua. Mjaftojne vetem disa fjale per te pranuar apo per te mospranuar dike ne jeten tende.
Qenka e veshtire te jesh vetvetja dhe t'i thuash gjerat si i mendon kur i mendon. Me kalimin e moshes shtohen "paranojat" "komplikimet", "teorite imagjinare te konspiracionit", mungesa e parjes se realitetit thjeshtesisht dhe pa paragjykime. Duhet te jesh "diplomatically correct" me te gjithe njerezit qe te rrethojne dhe ta futesh vetveten gjithmone e me shume pas maskave. Kjo eshte e vetmja menyre siduket te pluskosh mbi ujera qe nuk u sheh fundin.



Jeta sa vjen e me e komplikuar do behet. Shpresoj qe truri im jo.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 586 587 588 589 590 591 592 593 594 [595] 596 597 598 599 600 601 602 603 604 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.