Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Pushkin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11848)


Postuar nga kontinenti datë 19 Janar 2007 - 02:22:

Exlence...cfar kerkon egzakt nga kjo poezi?
Pushkini eshte i madh etj.etj. por tek kjo poezi, nuk ka paraqitur ate thellesine e tij qe e karakterozon madhesine e ketij poeti gjigand.
Kjo eshte nje poezi, e cila tregon se nen shtytjen e dashurise dhe te ndienjes se forte, ndodhi ajo qe ndodhi, gjithashtu vuajtja e ndjek nga pas xhelozin e madh qe vrau vajzen e bukur.
Kjo poezi ka ane artistike te forte, por nuk ka ane filozofike dhe tregon ate qe eshte e vjeter sa bota.
Ketu tek kjo poezi, poetit, i ka dale kerkesa per pastertine ne nje marredhenie gje te cilen e duam te gjithe, por fundi i saj eshte teper brutal dhe i pa meshirshem.

Meshira me flinte ketu mu ne gji

Tek ky varg, poeti nuk ka thene te verteten.
Ku eshte meshira?
Tek thika ne gjoksin e vajzes?
Po armeni ku e ka meshiren?
Edhe ai gjeti vdekjen.
Ku e ka fajin ai? Kush ia heq te drejten armenit se...edhe ai ka qene i dashuruar me vajzen? Pse ai nuk paska te drejte te puthe vajzen?
Vajza aty nuk del si gruaja e martuar me femije.
Kush ia heq te drejten armenit se, eshte ai qe eshte personi i tradhetuar dhe, jo rusi i forte me thike ne dore? Po sikur armeni te ishte me i forte dhe te vriste rusin? Pse jo? Pra ne nje fare menyre ka dhe pak rracizem tek kjo poezi sepse armenet edhe ne ate kohe jane pare si me perbuzje nga ruset.
MEgjithse Pushkini nuk ka qene per vete 100% rus.
Predikimi i kesaj poezie me ane te thikes, me duket teper primitiv.
Thika eshte ajo qe e detyron poetin, te rrije e te lotoje edhe ne vitet e ardhshme ate shallin e zi.
Kur perdore thiken...a ke te drejte te vuash?
Pse vuan?
Ti e vrave vajzen. Pra, meshira as qe egziston ketu.
Ketu egziston vetem demi ndaj vetvetes.
Danubi qe mori kufomat, eshte pikerisht vula e vuajtjes qe i del ne kujtese poetit duke e futur ne mjerim te perhershem.
Po sikur poeti te kishte mundesi dhe ta ringjallte vajzen a do ta bente?
Natyra e njeriut e ben qe c'ke me te. Pra...a justifikohet thika qe eshte ane satanike ne te tilla raste?
A justifikohet dhe ''shkelja e kufomave'' me kembe?

Exsellence...dikush qe mund te jete ne bankat e shkolles, mund t'i vije nje cast hyjnor dhe te shkruaje nje poezi gjeniale.
Por, nje poeti te madh, shpesh here nuk i vjen ky cast, dhe ai shkruan vetem me anen teknike qe ka, duke e nxjerre te perkyer artistikisht nje poezi, por aspak nuk ka perkryerje ne mesazhin e saj.
Kjo gje ka ndodhur me te madhin Pushikin ne castet kur ai shkroi kete poezi.

Rrespekte.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.