Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga SmArTs_WAY datë 19 Korrik 2006 - 22:39:

Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.

Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)



Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.

Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)


  Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.