Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si ju trajtojne ne vendin ku jetoni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13477)


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Prill 2007 - 22:45:

Eshte e cuditshme qe sa here qe mblidhemi me shoqeri shqiptare, s'ka dite qe te mos hapet muhabeti i vendlindjes tone. Mgjs te gjithe jemi regulluar apo jemi drejt nderteses se nje karriere me te mire apo, te nje gjendie ekonomike me te mire, ja qe njeriu kerkon ate qe nuk ka - jetesen ne atdheun e tij. Dhe si rezultat fillon te shkele, te cjere ne cdo lloj menyre trajtimin e vendit ku ai jeton.
E pranoj faktin qe jeta ne Europe eshte shume me e veshtire se ajo ne Amerike persa i perket barazimit. Flas per kete te fundit edhe nga eksperienca, asgje nuk vjen lehte, cdo gje qe arin e fiton veretet me djerse, mjafton te luftosh me pasion per ate qe do.
Jam shume dakord me Lelen se do te genjente veten ai qe thoshte se cdo gje eshte lule ne Shqiperi, trajtimi atje nuk krahasohet me trajtimin ketu ne cdo nivel. Nuk kam kohe te analizoj cdo aspket.
Jemi mesuar qe gjerat te jene te lehta, te bejme nje 7-8 orsh "pune", te veme neper kafenijo dhe kur kjo abuzohet fillojne ironizmat si me siper apo anikmet. Zgjohuni njerez, zgjohuni!! Te pakten flas per ata te qe jetojne ne Amerike, ne Shqiperi cajne vetem ata qe kane parane dhe ju mbushin xhepat per te aritur qellimet e tyre, me pak fjale korupsion dhe miqesi e madhe. Ketu me vullnet dhe durim dhe zgjuarsi arrin dhe pa patur ato. Te pakten keto pershtypje kam une. Jetojme me nostalgjine per kete jam dakord por e verteta eshte krejt ndryshe. Pyesni ata qe shkojne dhe goditen me realitetin e Shqiperise dhe kthehen perseri ne vendet qe jetojne te vrare per ate eksperience qe perjetojne.


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.