Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)


Postuar nga ishpeshtimi datë 23 Korrik 2007 - 22:45:

Re: Re: Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin!

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi


Prej vitit 1993 deri 1997,Rama u perqendrua ne shkrimet e tij ne goditjen e DOKTOR RRUMPALLES,se bashku me miqte e tij te ngushte Blendi Gonxhe(i mbetur jashte strukturave te PD,ndonese i njohur ne Levizjen Studentore)dhe Ardian Klosi.Te tre manifestonin hapur pakenaqesine e te mbeturit jashte politikes,ndonese mendonin qe kishin dhene shume per DEMASKIMIN e Diktatures dhe ishin shume me te afte se bashkepuntoret e Berishes ose se ai vete.
Shkrimet shume te guximshme,i kushtuan Rames armiqesine e hapur te Berishes,qe arriti deri ne rrahje ne vitin 1996.Ndonese i hapur kunder formave "komuniste"te drejtimit te Shtetit dhe te PD nga Berisha,Rama asnjehere nuk tregoi ndonje inklinim nga e Majta.Kjo deri ne vitin 1997,kur ne Skenen Politike u rikthye nga Burgu Nano.

(vijon)



Fatos Nano,ne perpjekje per te futur ne krye te qeverisjes se Majte(dhe per ti mbyllur gojen)takoi ne France dhe i ofroi nje vend ne Qeveri Piktorit-gazear Eduin Rama.Rama pranoi te behej Minister i Kultures dhe kjo shenoi futjen e tij zyrtare ne qarqet e larta te politikes.serish ai mbeti i papozicionuar dhe me nje prirje radikale-antikomuniste.Zv.minister te Kultures beri krahune tij te djathte Blendi Gonxhe.

Rama ndryshoi mentalitetin e punes te Institucioneve Kulturore dhe beri me aktive ne Ministri te drejtuar per disa vjet nga ministra medioker.Kjo beri qe Nano t'i fronte nje tjeter sfide te veshtire-drejtimin e bashkise me te Madhe te vendit,qe deri ne ate kohe kishte lejuar transformimin e keq te Tiranes.Kryetari PS mendonte me nje gur te vriste 2 zogj.Ose te permiresonte rrenjesisht gjendjen e Tiranes dhe t'i shtonte kredine Partise se tij,ose ne rast deshtimi,te fajesonte nje person jashte Partise.Por i kishte bere jo mire hesapet.Egoisti i palodhur Edvin zgjidhi nje nga problemet me te komplikuara te Kryeqytetit.PASTRIMIN E KIOSKAVE.Me kete fitoi impatine e pjeses dermuaese te qytetareve dhe ngjalli shpresat per ardhjen e nje brezi te kulturuarish ,qe mund te ndryshojne faqen e Shqiperise.Pak diheshin aferat e pista qe kishte filluar ai dhe Gonxhe,te cilin tani e kishte mare si N/kryetar te Bashkise.

(vijon0


  Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.